Berisha: Takimet me demokratët i nisi Salianji sepse të tjerëve nuk iu shkonte në mendje

25 Prill 2026, 14:30Politika TEMA
Berisha: Takimet me demokratët i nisi Salianji sepse të tjerëve

Sali Berisha ka sulmuar sot ashpër ish deputetin e PD, Ervin Salianji, në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale. Ai ka thënë se Salianji nuk përfaqëson as 0.002% të demokratëve, pavarësisht sallave të mbushura në takimet e tij nëpër qytete.

Më tej, ai ka shtuar se Salianji i nisi ato takime sepse të tjerët as që do të guxonin ta bënin diçka të tillë.

Berisha: Ai zotëri nuk përfaqëson as 0.002% të demokratëve. Ti vërtet ke parë sallat, por të garantoj se sallat janë të mbushura tërësisht nga biznese me urdhër të qeverisë, nga drejtori burgjesh dhe nga bandat e qytetit Elbasan, Durrës, etj. Pra, ai përfaqëson, siç e sheh ti tani… ai e nisi, sepse të tjerëve nuk u shkonte mendja, por sot i kanë ngel vetëm dy pengje me vete.

Ervin Salianji, nuk po ndalem këtu në drekat dhe darkat me Oltion Bistrin në burg, dhe Pëllumb Gjokën sepse në burg ishin dhe për mua ai ishte i burgosur politik.

Për ta nderuar e kooptuam në Kryesi të Partisë, por në të gjitha mbledhjet nuk ka shtruar asnjë problem. Pasi u publikua raporti mblodha Kryesinë dhe u thash se duhet të kalojmë në aksion, gjë që u mbështet prej tij. Një ditë më pas e thirra dhe i kërkova mendimin që kishte, më tha jam dakord, pas kësaj pa thënë asnjë fjalë doli veçmas. Mashtroi një grup njerëzish që i shkuan në kafe për akt miqësor por qëllimi ishte pak i errët.

 

 

 

 

Lini një Përgjigje