Berisha tallet me deputetët e vet: Nuk ka ndodhur në histori që deputetët të futen si Tarzani nga dritarja

6 Nëntor 2023, 17:35Politika TEMA
Berisha tallet me deputetët e vet: Nuk ka ndodhur në histori që

Sali Berisha, tha se nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori që deputetët të futen nga dritarja si Tarzani.

I pyetur nëse do ketë grevë urie, Berisha tha se nuk përjashtohet asnjë hap.

“Opozita nuk përjashton asnjë hap, por ju e shihni që ajo po bën një betejë me një vendosmëri, e cila e futi parlamentin në klandestinitet. E futi parlamentin në klandestinitet në kundërshtim të hapur me rregulloren e tij. Sot parlamenti i Shqipërisë funksionon në Zoom, i cili parashihet në gjendje të jashtëzakonshme dhe në pandemi, asnjëherë tjetër.

... Opozita, ju garantoj se do vazhdojë betejën e saj gjer në fitoren e sigurt të kauzës së drejtë. E provuan sot, sot mbyllën dyert në aktin më të turpshëm në histori për deputetët imunitarë, për të ardhur në zyrën e tyre. Ata u futën nga dritarja, dështuan. Në historinë e botës nuk ka një rast të tillë. Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

... Betejën tonë do e vazhdojmë me regjimin e Edi Ramës. Garda e Republikës janë rrogëtarë për ne... por bëjnë gabimin më të madh që zbatojnë urdhra antiligjorë. Për këtë ua them. Ata janë zyrtarë, janë njerëz, punonjës, të cilët në ligjin e tyre, si ata dhe policia, të gjithë, kanë një nen: nuk zbatohen urdhrat antiligjorë. Ua rikujtoj këtu. Nuk zbatojnë urdhra antiligjorë.

... Qytetarët janë të gatshëm për protestë, por siç e shihni e kemi marrë këtë me shembull personal. Ata që do t’i thërrasin në protestë, duhet të japin njëherë shembullin e tyre personal të protestës dhe besoj se po e japim,” tha Berisha.

9 Komente

  1. S
    Shtete legen shtete qe nje plakush komunist nuk a

    Haaaa te shpetojme dhendrin te shpetojme non graten te shpetojme Zenin dhe ish dashnoren e Bashes zonjen Argida te shpetojme Bardhen per viktimen ne Elbasan te gjithe ne proteste po para SPAK qe eshte i kapur nga familja kriminale Berrisha Meta

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eni

      Meruni me Berishen se Cakalli po ben kerdine

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prostituta Kombetare Sali

        Padyshim… Rrofte populli shqiptar.. Padyshim

        Përgjigjjuni
        1. p
          pjeter

          Ska ndodhur thote Saliu!! Normalisht,nuk i ben njeri deputet majmunet , por ja qe Saliut i duheshin majmunet rreth vetes, dhe ata ne te parin rast, shfrenojne ate qe dine te bejne me mire, te kacavirren neper muret e kuvendit! Ske çi ben, e kane ne ADN!!!

          Përgjigjjuni
          1. M
            MOKRARI

            PO MOJ ENI ASHTU ESHTE QE CAKALLI PO BEN KERDINE PO KY CAKALLI JOT BERISHE NUK KA BERE KERDINE ME FEMIJET E TIJ.PSE NUK PARAQITET NE ORGANET E DREJTESISE NE QOFTESE ESHTE I PAFAJSHEM.POR FAKTET TREGOJNE QE ESHTE FRIKACAK DHE FAJTOR,DHE PERDOR DISA DEPUTETE INJORANTE PER MBROJTJEN E TIJ.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pelion

              Ja dhe trimat salinianë ,ca shpellarë dhe ca "tarzanë"që veçse mutin të hanë.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Po i vjen rradha Saliut .

                Avash , avash po i vjen rradha dhe Saliut t’ë hyjë nga dritarja dhe kangjellat , më 8 janar hynë nga dritarja shoqëruesit e këtyre Tarzanëve , këtë rradhë hynë Tarzanët t’i shikonte Saliu se shoqëruesit kishin avulluar , rradhës tjetër do avullojnë Tarzanët , do i vijë rradha Saliut !

                Përgjigjjuni
                1. Ç’na kujtove ZYLO KAMBERIN e Demkë Rufjanin !

                  Si qëmoti që KOMUNISTAT sipas mësimeve të partisë , udhëhiqnin me shembullin personal , me parullën -“ I PARI NË SAKRIFICA , I FUNDIT NË PRETENDIME” , apo ZYLO KAMBERI , që lahej i pari në banjat e kooperativës , që nën shembullin e tij të laheshin dhe kooperstivistët .

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bureto

                    Garda dhe policia-thotë i pafytyri me damkë-kanë një rregullore që nuk i lejon të zbatojnë urdhëra të paligjshme!?!?!. Ky edhe varjen e ka pak. Po mirë mor kriminel, po gardistët e 21 janarit 2011, që qëlluan me mijra predha automatiku dhe vranë 4 qytetarë të pafajshëm, si dhe pse i zbatuan urdhërat e tua vrastare?! Dhe jo vetëm kaq, po pengove prokurorinë të kryente detyrën dhe kryeprokuroren e republikës, e etiketove në mënyrë të pashembullt "lavire". Ti nuk je njeri, je përbindësh. Mallkuar qofsh!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje