Meta i jep zemër Berishës nga Facebook: Po asgjësohen të drejtat e opozitës

6 Nëntor 2023, 14:59Politika TEMA

Meta i jep zemër Berishës nga Facebook: Po asgjësohen të

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në mbrojtje të Rithemelimit, pavarësisht kaosit që ata po krijojnë në Kuvend duke sabotuar punën e seancave plenare, por edhe të Komisioneve.

Sipas Metës po asgjësohen të drejtat e opozitës në Kuvend dhe se Partia e Lirisë mbështet kërkesat e tyre për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

“Dënoj me ashpërsi militarizimin e institucionit më të rëndësishëm të Republikës, Kuvendit të Shqipërisë.  Asgjësimi i të drejtave kushtetuese të opozitës është sulm ndaj pluralizmit politik dhe llogaridhënies para qytetarëve. Partia e Lirisë mbështet vendosmërisht qëndrimin e opozitës e në veçanti:

Garantimin e ngritjes të komisioneve hetimore në Kuvend; Të drejtën e opozitës për të zgjedhur përfaqësuesit e saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore; Garantimin e shqyrtimit të të gjitha projektligjeve që opozita ka depozituar në Kuvend dhe që bllokohen prej vitesh.

Deputetët e opozitës përfaqësojnë zërin e mbi 700 mijë qytetarëve të cilët kanë të drejtë të dëgjohen. Kjo krizë e rëndë nuk zgjidhet me Gardën e Republikës por me respektimin e Kushtetutës dhe Rregullores të Kuvendit, si baza e funksionimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, shkruan Meta në Facebook.

2 Komente

  1. p
    plaku Mere

    doli edhe Elmer Fudd

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jari N

      Tu afrua ngordhja o Like Qeni, o Spiun i vafshë mbrapa Saliut.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje