Afera ‘Partizani’/ Berisha s’u paraqit në SPAK, avokati: Po shkel në mënyrë absurde vendimin e gjykatës. Prokuroria mund të kërkojë ‘arrest shtëpie’

6 Nëntor 2023, 12:49Politika TEMA

Afera ‘Partizani’/ Berisha s’u paraqit në SPAK, avokati:

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i është bindur vendimit të GJKKO dhe ditën e sotme nuk është paraqitur në SPAK për masën e sigurimit ‘detyrim paraqitjeje’ që është vendosur ndaj tij për çështjen e privatizimit të Partizanit.

Avokati Arbër Hoxhaj shpjegoi në Report Tv se çfarë ndodh nëse Berisha refuzon sërish të zbatojë vendimin e gjykatës.

Avokati thotë se Berisha po e shkel në mënyrë absurde vendimin e Gjykatës, pasi ndonëse e ka apeluar vendimin duhet të zbatojë masën detyrim paraqitetje deri në një vendim të formës së prerë.

“Vendimi i Gjykatës është i ekzekutueshëm pavarësisht të drejtës që ka personi ndaj të cilit është caktuar masë shtrënguese. Shkelja vetëm njëherë për shkak të disa shkaqeve të përligjura që mund të jenë raste  fatkeqësish natyrore, sëmundje, apo diçka tjetër që lidhet me familjen.

Në rastin konkret, në mënyrën më absurde nuk njeh vendimin e gjykatës duke pretenduar për shkelje ligjore kushtetuese. Çdo shkelje ankohet dhe më pas është gjykata më e lartë që cakton”, u shpreh Hoxha.

Avokati tha se nëse Berisha nuk paraqitet dy ose më shumë herë, SPAK i lind e drejta që të kërkojë një masë më të rreptë, si ajo ‘arrest shtëpie’, por së pari do t’i duhet autorizim nga Kuvendi.

“Nëse ky detyrim është i përsëritur. Nëse nuk shkon dy apo më shumë herë, prokurorit të çështjes i lind e drejta të kërkojnë që të marrin autorizim nga Kuvendi për të ndryshuar masën e sigurimit nga detyrim paraqitje në një masë sigurimi më të rëndë që është ajo e arrestit me shtëpi.

Arresti me burg mund të duket e tepruar nga ana e gjykatës. S’ka vendimmarrje nga apeli. Detyrimi për tu paraqitur duhet të ekzekutohet”, tha Hoxha.

6 Komente

  1. P
    PordhMeRigon

    Shiko se po mungoi me shume se nje here... apo dy, tre kater here... dhe sidomos po nuk u paraqit 100 here... he ta shikoj ai pastaj ca deklarate do bejme ne

    Përgjigjjuni
    1. P
      Podkasi rradhes ,ekspozita rradhes keto jane pune

      Asgje Asgje Asgje ne nje vende pa ligje nuk te ndodhe asgje dhe kete non grata e di nuk eshte forte i zgjuar po kete e ka kuptuar. Rama nuk ka kohe te meret me punet e shtepise qe ne e kemi votuar eshte i zene me ceshtje boterore kavhallin e rusis izraelit palestines kosoves armenis azebazhianit shumd pune ka duhet te mendoje per podkasin ndonje konference ka pune i shkreti kur e shikone keq shkone bene nje vizite nga ndonje rruge qe ka filluar shkone 10 here ne te njejtin vende mer me vete belinden dhe dy inxhinjer nje kamera dhe hopa pse do meret Rama me cfare po ndodhe jooooo eshte i zene po mendone per nje ekspozite qe po i sfidohen institucionet asgje nuk eshte ecrendesishmeceshte podkasi rradhes

      Përgjigjjuni
      1. v
        vlonjati

        Rama nuk eshte spak .Spaku te zbatoj ligjin , arest shtepie keti kriminel me te madh te kombit shqiptar

        Përgjigjjuni
        1. F
          Faleminderit USA

          Po i vjen ngordhja qenit. Rrofsh o AMERIKË.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

            Fatkeqesia me e madhe per shqiotaret tall menderen me shtetin. Turp

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edhe pasqyra tmerrohet nga ju !

              Keta idhetaret e Sali Sheqer bejne sikur e ka fajin Rama qe nuk arrestohet Saliu ! Rama ben detyren qe i ka caktuar populli si kryeminister. Ne shtetin demokratik jane organet ligjzbatuese qe veprojne. Une nuk kuptoj qe pse SPAK nuk kerkon nga parlamenti heqjen e imunitetit te Sali Kerme Sheqere Kurve Karaxhiçit. Ketu ka diçka qe nuk shkon dhe na genjeu SPAK ca dite; Menduam se drejtesia filloi te funksionoje, por e verteta qenka ndryshe. Kriminelat kombtar arrestohen ne çdo moshe. Sot akoma arrestohen oficerat e Hitlerit neper bote!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje