Ortaku i dhëndrit të Berishës “kyç” gojën, nuk jep asnjë koment pas daljes nga SPAK

6 Nëntor 2023, 11:25Politika TEMA
Ortaku i dhëndrit të Berishës “kyç”

 

Fatmir Bektashi, ortaku i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish kryeminsitrit Sali Berisha është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) paraditen e së hënës, në lidhje me dosjen “Partizani”.

Pasi qëndroi pak më shumë se 15 minuta, ai doli nga zyrat e SPAK, por nuk tha asnjë fjalë, teksa gazetarët i bënin pyetjeve.

Në vend të përgjigjeve, Bektashi zgjodhi të heshte dhe të reagonte duke bërë mimika. Për biznesmenin Bektashi, është vendosur masa e e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Këtë të hënë, në SPAK do të duhej të paraqitej edhe ish kryeministri Sali Berisha, por ai ka refuzuar ta bëjë diçka të tillë.

 

Lini një Përgjigje