Nga Namir Lapardhaja
Nëse ka një mungesë të madhe ky vend, është mungesa e drejtësisë për udhëheqësit e tij. Shqiptarët e kanë parë shpeshherë veten në bankën e të akuzuarëve për lidhje të paligjshme dritash, për ndërtime pa leje në pronën e tyre, për krime ordinere që nuk dëmtojnë askënd, por s'kanë parë Ramën, Berishën, Metën dhe dinosaurët e tjerë të tranzicionit në bankën e të akuzuarëve për abuzimet dhe padrejtësitë e tyre.
Sigurisht kjo nuk duhet dhe nuk mund të jetë një drejtësi popullore për të kënaqur dhe entuziazmuar turmat e fantaksura.
Shqiptarët kanë të drejtë të shohin se akuzat e ndërsjella ndërmjet politikanëve në këto 30 vite kanë vërtetësi penale apo jo?
Njerëzit kanë të drejtë të dinë në është i ndershëm kryeministri i tyre aktual, ish-kryeministrat apo ish-presidentët e këtij vendi, ministrat apo ish-ministrat?
Demokratët dhe socialistët e ndershëm dhe të painteresuar, të papërfshirë dhe të pandotur nga vjedhjet dhe korrupsioni, duhet të dinë të vërtetën se si politikanët e tyre janë futur në politikë si njerëz të zakonshëm dhe janë pasuruar sikur të ishin trashëgimtarë fronesh mbretërore.
Ndaj sot është e rëndësishme që të flasë drejtësia dhe jo politika.
Sot është e rëndësishme të kuptohet se lufta nuk bëhet për njerëzit, por për veten e tyre.
Sot demokratë e socialistë, qytetarë të thjeshtë të këtij vendi, duhet të jenë në anën e drejtësisë, dhe jo të Ramës, Berishës apo Metës.
Sot këta të korruptuar duhen lënë vetëm në hallet e tyre, sepse ata nuk menduan asnjëherë për hallet e njerëzve.
Nese para disa muajesh do me thoshte dikush qe Rama mbane Berrishen nuk do ta besoja por sot po faktohet .Pse munde te thoni ju pergjigja ime eshte e kujt eshte drejtesia kush e ka ministrin e drejtesis ? Si mundet nje prokuror nje minister te qendroje ne postin e tij kur sfidohet nga nje non grata ? Si mundet . Kur dihet qe non grata njk ka parti nuk ka te drejte te hyje ne zgjedhje eshte ne proces perse nuk shpall zgjedhje per ti eleminuar ? Nje mareveshje Rama Berrisha direkt apo indirekt me ndermjetsues apo me telepati tashme egziston . Nuk e njohe hollesisht organizimin e shtetit por di qe ministri drejtesis varet nga kryeministri ,prokuroret gjyqtaret varen nga ministri drejtesise kur dikush sfidone drejtesine a kane responsabilitet keta ? Sigurisht qe po . Cfare po bene kryeministri asgje . Atehere nuk kemi drejtesi te pamvarur deri sa nuk veprone per dike dhe veprone per nje 2 gram hashssh .