
Deputeti i Rithemelimit Flamur Noka i cili arriti të hynte në kryesi duke kaluar kangjellat në një prononcim për median akuzoi kryetaren e Kuvendit se po tenton të kthejë kuvendin në bunker.
Ai tha se Garda ka zbarkuar në Kryesi dhe se duket sikur po përballen me një bandë kriminale.
“Të shohim se çfarë dokumenti do të përpilojnë. Ndalojnë deputetët që të hyjnë në zyrat e tyre ku kanë mbledhje. Ne po përkojmë mbi çfarë urdhri nuk po lejohemi të shkojmë te ambientet e punës.
Përveç se na ka shpallur armik Linda, nuk na lejojnë të futemi në zyra. Vetëm 100 gardistë janë të zyra e Lindës, sikur do e hamë. Është themeluar kështjella e Gardës që e mbron Lindën sikur ne jemi banda, trafiku dhe mafia dhe po mbrohet.
Ku është parë kjo! Kjo është e turpshme, e neveritshme. E kuptoni se ku e kanë çuar këta demokracinë? Dhunë, terror, mbyllen në bunker. Ata mbyllen me hekura, a thua se ka ardhur mafia dhe krimi ndërkombëtar për të sulmuar Lindën!”, tha Noka.
Ju o Nul Moka jeni me keq se bandat dhe mafiozet, se ata kane nje lloj morali dhe nuk merren me femra. Ju jeni te gjitha te keqijat e kesaj toke te bekuar nga Zoti, por te mallkuar nga njerzit si puna jote. Eeeee si ka per te shkuar kjo pune, Salehu do jete ne qeli me Nulin dhe Bardhen!!! Do shkrihemi se qeshuri.
.......porsa lexova një lajm në Facebook,janë çuar në protestë të gjithë majmunat në xhungël,shkak deputetët e PD-së,që për aftësitë për t'u ngjitur nëpër kangjella e dritare ua tejkaluan edhe atyre!!!