Goditi me grusht kolegun socialist, paraqitet në SPAK deputeti i PD-së Bledion Nallbati

6 Nëntor 2023, 09:13Politika TEMA

Goditi me grusht kolegun socialist, paraqitet në SPAK deputeti i PD-së

Deputeti i Partisë Demokratike Bledion Nallbati është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Nallbati pak ditë më parë u kallëzua nga PS për goditjen ndaj deputetit socialist Vullnet Sinaj.


Më 30 tetor seanca parlamentare në Kuvend u shoqërua me përplasje të forta sa degradoi deri në konflikt fizik.

Në momentin që Vullnet Sinaj, nga pala e maxhorancës, ka marrë fjalën nga vendi, deputetët e opozitës nuk e lejuan, dhe më pas u përshkallëzua deri në përplasje fizike.

Ishte deputeti Bledion Nallbati ai i cili i mbylli mikrofonin Sinajt e më pas e goditi me grusht.

Lini një Përgjigje