Nesër axhendë e ngjeshur në komisione, Rithemelimi ka paralajmëruar sërish kaos

5 Nëntor 2023, 11:19Politika TEMA

Nesër axhendë e ngjeshur në komisione, Rithemelimi ka

E hëna nis me një axhendë të ngjeshur në Kuvendin e Shqipërisë.

Në rendin e ditës janë parashikuar 5 komisione parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024.


Por opozita, e drejtuar nga Berisha e Bardhi ashtu siç kanë premtuar pritet të vijojnë skenarin e kaosit, për të mos lejuar punime normale në Kuvend derisa të plotësohen 3 kërkesat e tyre (mos-përfshirjen e PS në punët e brendshme të grupit të deputetëve të PD, zëvendësimin e anëtarëve dhe bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare).

Zhurma, kaosi dhe përplasjet fizike nuk kanë munguar përgjatë ditëve, por opozita ka paralajmëruar se reagimi do të përshkallëzohet.

Megjithatë socialistët e kanë gati skenarin “B”: që mbledhjet t’i zhvendosin online, pavarësisht se kjo mënyrë parashikohet vetëm në situate të jashtëzakonshme.

Lini një Përgjigje