A duhet të shkojë Berisha në GJKKO? – Topi: Duhet të zbatohet Kushtetuta, edhe mua po të më thërrisnin do shkoja

4 Nëntor 2023, 17:50Politika TEMA
A duhet të shkojë Berisha në GJKKO? – Topi: Duhet të

Ish-president Bamir Topi, ka komentuar akuzat e ngritura nga SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ish-presidenti Topi, është shprehur se sai përket hetimeve ndaj Berishës, duhet të zbatohet Kushtetuta që mos krijohen alibi.

I pyetur nëse Berisha duhet të paraqitet në GJKKO pas masës së sigurisë së përcaktuar, Topi nënkuptoi se duhet të shkojë, duke thënë: Nëse më thërrasin edhe mua do shkoj. Është pushteti i tyre, nëse nuk shkon është çështje e tij.

Bamir Topi: Është në ngjarje që e ka bërë publikun të shohi e të mendojë dhe të presë së çfarë do të ndodhë. Shoqëria nga pikëpamja reagimit është heterogjenë. Jam pa asnjë lloj ndjesie emocionale. SPAK ka vepruar mbi një aktakuzë, është futur ne procedurat e tyre dhe çështja po i dërgohet gjykatës. Nuk futen ne çështjet e natyrës juridike. Ne jemi mësuar që drejtësia të jetë në kontroll e politikës, në mënyrën se si e ka parashikuar emërimin e gjyqtarëve apo prokurorëve, të cilët kalonin nga filtri i politikës. Tani ka ardhur koha që pushtetet ndahen. Duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodh.

Pse u procedua pa Parlamentin?

Topi: Unë jam i parimit se pavarësisht së çfarë akuze ka të zbatohet siç thotë Kushtetuta, për të mos lënë raste as për alibi.

A duhet të shkojë Berisha në gjykatë?

Nëse ma bëni këtë pyetje nuk dal më në emisione, nëse më thërrasin edhe mua do shkoj. Është pushteti i tyre, nëse nuk shkon është çështje e tij.

Si e keni parë Berishën pas akuzave?

Topi: Mund të mendohet se kam parë më indiferentizëm. Nuk më vjen mirë, por mesa duket ka ardhur koha që duhen të qartësohen për këdo.

3 Komente

  1. K
    Kosta

    Bamir nuk na the ndonje koment kur Berisha rideklaroi qe "atyre qe u kam thene horr dhe lavire bulevardi" perseri do tua thoja!Kjo eshte interesante per ne ,apo do te na thuash qe nuk eshte e vertete por thashemnaje qe helikopteri me shikasit u ul brenda oborit te viles tende!E çudiçme eshte se te gjithe ju anetaret e birose politike te Partise se dallkaukeve(PD) ngaqe keni punuar mire jeni paisur te tere me vila dhe pikerisht ne kohen e satrapit Sali!Apo jo Bamke.E çuditeshme eshte si nuk i ka shkuar kerkujt ne mendje (ose dhe mund ti kete shkuar xhanem) qe te privatizonit Pallatin e Brigatave!Apo keni qene ne konflikt te vazhdueshem se kujt i takonte?Thone qe familja Malltezi ka pjese atje!

    Përgjigjjuni
    1. C
      Coli

      O Bamke Qylollari mos bej te ndershmin dhe kopetentin. ....Ti je njesoj HAJDUT si Berisha dhe Likja. .......mbase do te vije radha dhe ty shpejt

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        Ne gjykate shkon çdo njeri i ndershem qe zbaton ligjin dhe Kushtetuten,aq me shume nje politikan duhet te jape shembullin i pari.Kush ka frike dhe e di se ka shkelur diku nuk shkon por shteti ka ligje dhe te ben te shkosh me nje kembe.Lloqet me kapje nga Rama nuk i ha me kush,po SPAK u eshte i kapur por nga amerikanet

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje