“Mos e prek Tony Blair-in në praninë time”- Rama debaton me historianin britanik: Jam fanatik i tij

4 Nëntor 2023, 12:13Politika TEMA
“Mos e prek Tony Blair-in në praninë time”- Rama debaton

Kryeministri Edi Rama ka realizuar një intervistë në podcastin tij “Flasim” me historianin, autorin dhe gazetarin e famshëm britanik, Timothy Garton Ash.

Një ndër temat e diskutimit në këtë podcast ka qenë “Brexit”, dalja e Britanisë nga Bashkimit Europian. Historiani britanik është shprehur se ‘Brexit’ ishte ‘distafa më e madhe politike e jetës së tij’.

Por gjatë bashkëbisedimit historian britanik  ka kritikuar qeverisjen e Tony Blair, që sipas tij ishte ndër shkaqet që ndodhi më pas dalja e Britanisë nga BE-ja.

“Mendoj që një nga gabimet që bëri Toni Blair, të cilin e admiroj për shumë gjëra – e tija ishte një periudhë e mrekullueshme  e historisë britanike – gabimi që bëri ishte të besonte se ishte e mundur që të kishte vetëm hapje, hapje, hapje; hapje të shoqërisë, hapje të financave, hapje të ekonomisë, hapje të emigracionit pa pasur asnjë reagim! Sepse në fakt pati një reagim.

Dhe slogani i përkrahësve të Brexit-it, që iu dha fitoren – meqë ra fjala, vetëm 52 për qind me 48 për qind, mos harro, nuk ishte aspak e pashmangshme – ishte “Rimerr kontrollin”. Ajo çfarë ndodh tani në Gjermani është që udhëheqësit gjermanë po flasin për “kontrolverlust” (humbjen e kontrollit).

Pra, mendoj se të gjitha shoqëritë tona kanë nevojë për atë ndjesinë që gjërat janë nën kontroll, që imigracioni po menaxhohet. Pra, mendoj se ky ishte një gabim i viteve të Blair-it, që e paguam shtrenjtë. Por fakti që tani po përpiqemi ta vëmë nën kontroll, si të gjitha vendet e tjera europiane, nuk do të thotë se është fundi i larmisë sonë kulturore, është përtej saj- tha historiani.

Por kryeministri Rama ka thënë se nuk duhet të fliste për Blair në praninë e tij.

“Mos e prek Tony Blair-in në praninë time”. Thjesht, mos e prek”, u shpreh kryeministri.

Më tej Timothy Garton Ash është shprehur se ai e kishte mik Tony Blair. “”Shiko, unë e kam mik Tony Blair-in. Ai është i rritur mjaftueshëm, për të pranuar gabimet e tij”, u shpreh historiani .

Por Rama e ka ritheksuar se nuk donte të flitej për Tony Blair në praninë e tij. “Jo, nuk po flas në emër të tij. Ai mund të flasë vetë për veten e të merret me gabimet e tij. Por unë jam një fanatik i tij, kështu që mos e prek Tony Blair-in. Jo për të bërë avokatin e tij, por, më fal, sa vite ka Tony Blair që është larguar nga detyra, sa vite?

Nuk mendoj se është shumë korrekte, që  ajo që ndodhi me Brexit-in t’i lihet Tony Blair-it si një gabim tjetër, sepse, ndoshta, asokohe – nuk e di – por, ndoshta, në atë kohë, hapje, hapje, hapje ishte rruga e duhur dhe, mbase, mbyllje, mbyllje, mbyllje është më shumë një reagim nxitimthi, kur sheh që po humbet kontroll, në vend të disa gjërave që mund të ishin bërë më parë… dhe, pastaj, fajin e kishte Tony Blair!

Problemi në Britani me Tony-n sa herë që thotë diçka, është njerëzit nuk e dëgjojnë, por i thonë “ti e ke fajin për Irakun, kështu që mos fol, ti je kriminel”. Megjithatë, shumë kohë më parë, ai e ka thënë dhe e ka propozuar një mënyrë për të kontrolluar (imigracionin). Ai ka qenë një prej atyre njerëzve që ka paraqitur propozime për kontrollin. Mund të isha shumë mirë biografi i tij, por jo si ju, nga brenda, por nga jashtë”, është shprehur Rama.

10 Komente

  1. E
    Emigrant

    Kush jeton ne Evrope sot e di shume mire per cfare po flet historiani kur permend humbje kontrolli, por Rama (dhe nje pjese e mire e shqiptareve) kujton se jeton ende ne vitet 90-te. Do ju vijne trute por si gjithmone do jete vone.

    1. K
      Ky edvini kercenon lirine e fjales nje britaniku..

      Ky bole artisti dhe antikonformisti guxon e I ndalon lirine e te shprehurit nje britaniku ky kazani i plehrave i bllokut!!!! Mortja qe se merr!

      1. P
        Populli

        Mire o Edi mire...Po kur te dale Toni Bler dhe te thote qe keto para mi ka dhene Edi Rama...a do ta prekin Tonin bashke me ty...??? Po nuk do vdesesh o Ed Rama as kryeminister e as Sulltan Mbret...se ju te pushtetshmit nuk kini as sy te shikoni e as veshe te degjoni se ku kane perfunduar pushtetaret e kalibrit tend...Nga qe jeni ne maje te plehut ju duket bota nen kembe...Mos harroni se jeni ne maje te plehut dhe bota nen kembet tuaja eshte vecse glasa dhe bajga...dhe fundi I kalibrit tuaj Edi I dashur...DIHET

        1. B
          Beni

          Ai po te permend fakte o loqe Surreli,ti I thua mos I thuaj ne pranine time.

          1. R
            Real

            Mos e rek Toni Blerin sepse Ai i mesoi mekanizmin e vjedhjeve me formen e koncesionit PPP. Kur Ai ishte keshilltar i tije ne vitin 2013..

            1. E
              Erdogan

              Edhe une jam fanatik i kriminelit Enver! Atehere cdo te thuashbo Pionieri i Enverit me Identitet Angles Eduart (Edi)? Se Salehu (Sali "shqip") e ka Arabe. Ku jane Pellazagaret se nuk po i shohim. Terezen e Kalkutes me parate e Perendimit e bete si personin me te famshem. You sikur kini "shume" Perandoreno Edi. Si nuk u shkruajt ndonje fjale "shqip" nga Ata por vetem Greqisht dhe Latinisht gjuha e dyte e Romes se ndetuar nga Greket e Troas. "Njerez" si ty karagjoze o Edi kane nevoje (need) hajdutet e Parthenonit dhe mijera Vepra te Lashta tonat Greko-Ilyre. At jane qe ndane Epirin ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke. Duke mohuar perpjekjet e popullit Greke me ne krye.

              1. I
                Ina

                Epo te kesh dy bythe , nje ta cjerresh e nje ta mbash …. Dell komplet nga koka deri te kembet Ramsi

                1. V
                  Vazhdon tallja e bythes me arnautet

                  Nga raja dylber i rexhepit,del dhe hidhet ne te njeten kohe,ne ekstremin tjeter, raja i blerit.Dhe ky lloj kllouni vulgar,vazhdon te jete kryeminister i nje shteti.

                  1. P
                    Plaku pa dhambe

                    Merru me qeverisjen e vendit o qyq se pi permbytet Tirana sa here qe bie shi e po ia mbathin shqiptaret nga vendi .na cave trapi duke u hequr si udheheqes global .

                    1. F
                      Fat man

                      Mos e prek hajdutin Tony Montana se eshte miku i legenit te droguarit Ed. Tony duhet te gjykohet si kriminel lufte se bashku me Bushin per pushtimin dhe shkaterimin e Irakut me preteksin se kishin prodhuar Bomben Atomike. Kur e pushtuan Irakun gjeten vetem mut qe ne lajme e shisnin per uranium te pasuruar per prodhim Bombe Atomike.

                      Lini një Përgjigje