Sërish dhunë dhe kaos në Kuvend?! Korreshi: Situata do përkeqësohet, durimit i ka ardhur fundi

4 Nëntor 2023, 11:39Politika TEMA

Sërish dhunë dhe kaos në Kuvend?! Korreshi: Situata do

Në një kohë kur situata në parlament është mjaftueshëm e tensionuar, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tha në një intervistë për Euronews Albania se gjendja do të përkeqësohet.

Ai theksoi se mbështet dhe idenë e grevës së urisë vetëm që të arrijnë në respektimin e rregullores dhe të zbatohet e drejta e opozitës për komisionet hetimore.

“Unë mendoj se situata në Kuvend do të vazhdojë më keq se kaq. Durimit i ka ardhur fundi, nuk është durim kapriçoz i një goce tekanjoze që nuk i pëlqen hamburgeri dhe do sufllaqe, apo nuk i pëlqen fustani dhe do pantallona.

Ne po kërkojmë respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit dhe rregullores së parlamentit dhe për sa i përket grupit parlamentar. Neni 16 i rregullores së parlamentit përcakton qartë se kush është kryetari i grupit paralamentar.

Më kryesorja dhe ajo që ka dhe impakt për qytetarët për të parë se si janë kanalizuar e ku kanë shkuar miliona euro të taksave të tyre janë komisionet hetimore dhe nga kjo nuk ka kthim mbrapsht,” – u shpreh Korreshi.

3 Komente

  1. G
    Gus

    Me te vertet ju ka ardh fundi,jo shaka

    Përgjigjjuni
    1. s
      shalqiri i care

      Ti tani po tregon se je 100% trap e debil

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ushtari.

        O caje mesoje mire matematiken e demokracine pakica duhet te behet e ndergjegjeshme qe eshte pakice dhe shumica duhet respektuar si fituese se keshtu deshi shumica e populli.Ju thoni jemi ne e do beni sic duam ne.Po jo o Caje se asnje demokraci ne bote nuk i jep prioritet pakices sa ti thote hajde mere ti tani pushtetin se ne fituam zgjedhjet e ti qe je pakice hajde mere pushtetin.Sa shume zili do ju kishte edhe Servantesi.Jeni bere si Sanco Panco me ne krye don kishotin.Jua ka shaluar e nuk ju le kohe as te pirdhni vete pa lejen e tije mos te them ndonje gje tjeter.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje