Rrëfimi i shkrimtarit amerikan: Ku u fsheh Fatos Nano në 14 shtator pasi turma e armatosur e Berishës sulmoi Kryeministrinë

4 Nëntor 2023, 17:36Politika TEMA
Rrëfimi i shkrimtarit amerikan: Ku u fsheh Fatos Nano në 14 shtator

Është debatuar shpesh ku u fsheh Fatos Nano pas sulmeve të 14 shtatorit të vitit 1998? Historiani Fred Abrahams, në librin e tij për Shqipërinë shkruan edhe për këtë çështje.

Pjesët e librit janë zbardhur nga gazeta DITA.

“Një turmë përkrahësish të PD-së marshoi te Ministria e Brendshme, ku njerëz shtinë me armë në ajër, gjuajtën me gurë dhe i vunë zjarrin një makine. Një demonstrues u vra dhe katër policë u plagosën.

Protestuesit vazhduan gjatë bulevardit, drejt zyrës së Nanos. Qeveria po bënte një mbledhje urgjente në kat të dytë, kur mbërriti turma e hazdisur. Ministri i Brendshëm, Perikli Teta, po paraqiste një raport, kur gurët thyen xhamin e dritares pas tij, duke ia çuar në kurriz ciflat e xhamit. “Po e ndërpresim mbledhjen për t’u marrë me situatën”, kujton Teta, fjalët e Fatos Nanos.

Rojet qëlluan në ajër, teksa Nanoja dhe ministrat e tij dolën me shpejtësi. Disa shkuan në Hotel Rogner aty pranë dhe të tjerët në zyrat e tyre nëpër mibistri. Teta u kthye në Ministrinë e Brendshme, ku do të kalonte natën për dy javët e ardhshme.

Se çfarë bëri Fatos Nano pas atij momenti mbeti çështje debati. Sipas disa anëtarëve të qeverisë, ai u arratis në Maqedoni, por duket se ai shkoi me makinë deri afër kufirit. Sipas shefit të SHIK-ut, Fatos Klosi, Nano kërkoi ndihmë nga një mik nga Durrësi dhe ai e strehoi në një fshat në kufi me Maqedoninë.

Vetë Nano e preku këtë çështje pas 12 vitesh në një intervistë televizive, duke thënë se e kishte kaluar natën në një rezidencë qeveritare pranë kufirit me Maqedoninë.

“Vendimi i marrë nga grupi im i shoqërimit dhe është i justifikueshëm në kushte emergjence të mosfunksionimit të shumë strukturave mbështetëse”, – tha ai.

6 Komente

  1. H
    Haaa drejtesia ....inexistante

    Cfare kerkone SPAK me shume qe ky psikopat te arrestohet . Te pretendosh per drejtesi ne Shqiperi eshte ridicule . Drejtesia veprone kur kapesh me dy gram hashash.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Debilat qe shkojnë mbrapa Saliut

      Dhe çfare ka ketu per t'u habitur? Çfare është ky artikull idiot? Per ke e keni shkruar kete, per katunarët e Berishës? Apo prisnit qe Fatos Nano të behej Rambo.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skampa

        Po ty te duket vetja qytetar. Por Shqiperia qe nga 1944 nga katundar eshte udhehequr.

        Përgjigjjuni
      2. Q
        Qesharake

        Nuk ju duket vetja qesharake qe promovoni nje liber te nje shkrimtari amerikan qe askush se njeh, per te na treguar historine tone qe e kemi perjetuar. Palaço.

        Përgjigjjuni
        1. d
          dsa

          Shume e qarte, kur u arratis nga burgu ne 1997 e strehoj Nehat Kulla, kur u arratis nga kryeministria e strehuan serbet ne Maqedoni, ky eshte trimi Qorr Ogly (Fatosi i topallit Thanas).

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luljeta

            14 shtatori i Sali kriminelit grusht i paster shteti qe Spaku duhet ta kishte ne prioritetet e para sepse ra shteti nga nje kriminel per se dyti pas 97 qe la ne dore te kriminelave e qe tani i shpallur nongrada nga SHBA do te duhej te kishte perfunduar me kohe ne burg , po le qe sa krime rendojne mbi ate qelbesire do te duhen dy jete per ti shpaguar tera krimet .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje