Bamir Topi: Berisha më bëri gjyq për 21 Janarin! Unë duhet të isha në burgim të përjetshëm sot

4 Nëntor 2023, 18:10Politika TEMA
Bamir Topi: Berisha më bëri gjyq për 21 Janarin! Unë duhet

Ish-presidenti, Bamir Topi ka folur mbi çështjen e ngritjes së akuzave nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe bashkëshortin e vajzës së tij, duke theksuar se duhet të lihet drejtësia të bëjë punën e saj.

Në vijim të kësaj ideje, Topi kujton se në 30 vite, politika ka pasur ndikim mbi drejtësinë, duke nënvizuar se me rastin e 21 janarit, atij iu bë gjyq politik nga Sali Berisha.

“Sigurisht është një ngjarje që e ka bërë publikun të shohë dhe të mendojë dhe të presin se çfarë do të ndodhë. Ka njerëz që janë kundërshtar të zt.Berisha. Pra kundërshtarë politik. Unë skam asnjë lloj ndjesie personale çfarë ka ndodhur. SPAK-u ka vepruar mbi një akt-akuzë që i ka ardhur nga një deputet i Partisë Socialiste. Është futur në procedurën e vet sikur e kërkon ligji dhe çështja është në fazën kur i drejtohet gjykatës. Nuk mund të futem në natyrën procedurale. Tani historia është pak më e gjatë.

Ne jemi mësuar që pushteti i drejtësisë të jetë nën kontrollin e politikës. Mënyra se si e ka pas përjashtuar Kushtetuta emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. E mbani mend se si i rrëzonte kandidaturat e Gjykatës së Lartë pesë përnjëherësh. Ka ardhur koha që pushtetet të ndahen. A ndahen qartësisht? Sigurisht që jo! 

Unë duhet të kisha filluar burgimin e përjetshëm, që ma ka bërë ky zotëria në seancat parlamentare dhe në Komisionin Hetimor për ngjarjet e 21 janarit. Në momentin që jep verdiktin dhe thotë ti je kryetar i grushtit të shtetit, këtu mbaron historia pasi verdiktin e jep politika. E mbanin mend komisionin hetimor për 21 janarin? Mbaroi pa një raport përfundimtar. Edhe kjo shkelje e Kushtetutës”, theksoi Topi në News24.

6 Komente

  1. E
    ENTSOE

    Edhe ti ke bere Kala Tek kinostudio, edhe sot me roje dhe rrethim si ne mesjete!!? Ku Kane dale dhe dalin gjithe ato para? I Ka Trampi por besoj se Ka ndryshim.

    1. N
      Nositi

      Nje hale me pak

      1. A
        Asd

        Ti duhesh burgosur dhe sekuestruar per krimet e tua; shperdorim detyre dhe ryshfetet qe ke marre.

        1. A
          Adrian

          Bamir, je per nje shoqeri shume me te civilizuar se ajo kur ishe ti ne politike dhe deri sot vetem komentuesit te lexosh dhe e kupton ku jemi. Bere gabim qe hyre dhe shume mire qe dole.

          Lini një Përgjigje