Ish-presidenti Topi: Ky është Parlamenti që vetëm rrihen. Opozita është në ditën e saj më të zezë

5 Nëntor 2023, 09:32Politika TEMA

Ish-presidenti Topi: Ky është Parlamenti që vetëm rrihen.

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar kaosin në Kuvend dhe situatën e opozitës. Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama ka pushtet absolut, madje mbi Parlamentin, ndërsa për opozitën tha se është në ditën e saj më të zezë.

Në lidhje me kaosin në Parlament, ish-presidenti tha në emisionin “Kjo Javë” se është kthyer në një vend ku vetëm rrihen.

Si e keni parë aksionin opozitar parlamentar?

Topi: Duhet të jem i drejtpërdrejtë. E ndjek Parlamentin për shkak të inercisë së profesionit, jo për të parë një debat politik. Për të parë një Parlament ku respektohen rregullat. Shoh një Parlament që është zhytur në një anomali, nuk e kam fjalën vetëm për kaosin. Ky është një parlament që vetëm rrihen.

A ka të drejtë opozita…

Topi: Përgjigje nuk mund të jepet në mënyrë të përgjithshme. Ka një pushtet absolut të kryeministrit aktual në jetën politike në Shqipëri që koncentrohet në jetën parlamentare. Si verifikohet? Ai nuk i nënshtrohet një rregulli, ai është i detyruar të shkojë në Parlament. Kjo tregon se ai ka pushtet mbi Parlamentin. Kur them prani në Parlament, nuk them vetëm për atë fizike. Funksioni i kryeministrit në Parlamente mungon.

Ky mbi reagim nga opozita është se nuk plotësohen pretendimet e tyre apo ka një faktor të shtuar, ato të SPAK?

Topi: Për mua është kjo e dyta. Prej vitesh shohim një opozitë inekzistente të painetersuar. Kur vjen një proces Berisha e çon fluksin e tij atje ku ai luan më mirë dhe kamuflohet më mirë. E çon në fushën e tij, e cila është politika. Ka qenë kauza, por u desh dhe akuza.

Do të arrihet diku nga ana e opozitës?

Topi: Nëse ne do i kthehemi intervistave më parë, unë e kam vendosur diagnozën time. Pra, si historia e reklamës ‘ka më të mirë, por ju më të mirë se ne nuk keni parë’. E thashë në sesnin që është dhënë një parashikim shumë i fortë për opozitën këtu në studion tuaj.

Do thoni ju ‘aq shumë ju shqetëson opozita?’. Unë se kam parë si një strukturë në interes të dikujt, por në interes të vendit tim. Kemi sot një mazhorancë arrogante që ka mbyllur dyert për këdo. Mënyra e sjelljes është diktatoriale. Demokracia bëhet përmes ligjeve, institucioneve.

Gjatë katër viteve, zotëri në fjalë vetëm rrit presionin dhe bëhet zvarranik 2 javët e fundit. Kërkon vota. Opozita është në ditën më të zezë për veten. Cila është shpresa për atë që e sheh me shumë admirim politikën? Është ajo që, atë që nuk e gjen dot të te qeveria, kërkon ta gjesh te opozita.

Është më tepër një arrogancë e mazhorancës apo pretekst i opozitës?

Topi: Janë të dyja. Sipas Kushtetutës, njihet e drejta jo vetëm e opozitës, por edhe e 35 deputetëve që mund të jenë edhe të mazhorancës. Këtë instrument tenton ta shfrytëzojë opozita.

Lini një Përgjigje