
E hëna nis me një axhendë të ngjeshur në Kuvendin e Shqipërisë. Në rendin e ditës janë parashikuar 5 komisione parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024.
Por në punimet e komisioneve, sikurse ka ndodhur përgjatë javëve, nuk pritet të ketë normalitet, pasi opozita pritet të vijojë me skenarin e kaosit, për të mos lejuar punime normale në Kuvend derisa të plotësohen 3 kërkesat e tyre (mos-përfshirjen e PS në punët e brendshme të grupit të deputetëve të PD, zëvendësimin e anëtarëve dhe bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare).
Megjithatë socialistët e kanë gati skenarin “B”, që mbledhjet t’i zhvendosin online, pavarësisht se kjo mënyrë parashikohet vetëm në situate të jashtëzakonshme.
Komisioni i Ekonomisë njoftoi se mbledhja do të zhvillohet online, por pavarësisht kësaj Gazment Bardhi sërish do t’i thërrasë të tijtë në një mbledhje në orën 10 e 30 në kryesinë e kuvendit.
Njoftimi i Komisionit të Ekonomisë:
“Në vijim të njoftimeve për zhvillimin e mbledhjes së Komisioni për Ekonominë dhe Financat për sa i përket shqyrtimit të projektligjeve të Paketës Fiskale. Ju bë me dije se mbledhja e komisionit, ditën e hënë, dat 6.11.2023, Ora 09:30, do të zhvillohet online në platformën Zoom. Link për aksesimin e mbledhjes do ju dërgohet në vijim.”
Njoftimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi drejtuar deputetëve të opozitës:
“Mbledhja e grupit e planifikuar për në orën 09:00, shtyhet për në orën 10:15. Lutem të jemi të gjithë në orën 10:15 në sallën e grupit pranë Kryesisë së Kuvendit. Ju përshëndes!”.
Foto sa 1 mije fjale: Shtriga e Parlamentit, deputet e djathte kane vite qe e kane ngrene mollen e kuqe me helm, por keto pasoja i vuan edhe populli.
Ky osht lideri I Hamasit Shqiptar, extradojeni ne USA ose ne jail
Këtë "Ju përshëndes" Bardhi e ka marrë hua nga Berisha. Është shumë e bukur kjo!!! Bardhi e di që Berisha i ka ditët të numëruara dhe në mënyrë figurative ju thotë deputetve përkrahës të Berishës se pasues është ai. Kushedi si i godet në kokë kjo përshëndetje Palokës dhe Nokës, tamam si çekan.
po spak cfare ben rri fle gjum , a po jep doren saliut dhe i thot bravo te lumte keshtu i do politikanet shqiperia hajdut-kriminela
Me keto qe po ndodhin nga ana e Foltores, konfirmojne edhe nje here drejtesine e DASH per shpalljen e Berishes e familjes se tij non grata dhe motivacionin perkates. Pra ky njeri me turravrap po shkon me duart e kembet e veta drejte humneres qe i ka pergatitur vehtes. Keta qe i shkojne nga pas, mos mendoni se u dhimbset Berisha. Ata kane gjynahe pothuaj sa vete komandanti i tyre, pasi Berisha te tera zollumet i ka bere me keta rrugaçet gje per te cilen ata erdhen me breke te grisura dhe u bene miliardere, duke vrare, vjedhur, duke penguar demokracine per qellime ogurzeza qe vetem ata i dijne.