Komisioni i ekonomisë, deputetët mblidhen online! Koti: Sikur ka shpërthyer lufta! Shalsi: 'Non gratat' ju kanë marrë peng

6 Nëntor 2023, 10:00Politika TEMA

Komisioni i ekonomisë, deputetët mblidhen online! Koti: Sikur ka

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ku është planifikuar të diskutohet pr/ligji për buxhetin 2024 nisi online.

Deputetja e opozitës Sorina Koti e cila tha se ndodhet në sallën ku mbahet mbledhja e Komisionit të Ekonomisë me dy deputetë ftoi deputetët që mbledhjet të bëhen fizikisht.

Sorina Koti: Sikur ka shpërthyer luftë. Nuk është etike dhe as e hijshme që pr/buxheti të diskutohet online, kur pjesa më e madhe e kolegëve janë brenda ambienteve të kuvendit.

Ju lutem mos na hiqni të drejtën për të folur dhe lirinë e fjalës. Do respektojmë kolegët e PS-së dhe do të kemi rikthim normal të seancës sonë. “

Eduard Shalsi: “Çfarë bëtë ju dje. Nuk ishit ju por kolegët e tu që bllokuat derën. Do të bllokoni derën apo komisione normale. Jeni gati të lini ‘nongratat’ të mos ju marrë peng. Ky është problem që kini. 

2 Komente

  1. N
    Nje mik nga Haga

    Deputetet e pergjegjeshem ne keto raste kur arsyeja nuk funksionon,kur nje pjese e parlamentareve kane harruar se per çfare jane votuar e duan ti bejne presion shumices per te shmangur problemet e tyre qe i kane mbuluar koke e kembe,duhet te gjejne forma nga me te ndryshme qe puna parlamentare te vijoje,te miratohen ligjet per te cilat shoqerija ka shume nevoje.Minoranca per problemet qe ka duhet te gjeje rruge te arsyeshme per ti zgjidhur sa me shpejt,ne menyre qe urrejtja popullore per to te mis shtohet,2025 po vjen.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juristi

      Ore bq lulishtje po perjashtojeni non graten meqe keni në dorë çdo gjë Jo të firmosni tinëzisht si skutha nga shtëpia duhet pasqyruar buxheti jo ve firmë dhe ec përpara

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje