Deputetët e Rithemelimit rikthejnë kaosin në komisione, anulohet dhe mbledhja e Komisionit të Jashtëm

6 Nëntor 2023, 12:35Politika TEMA

Deputetët e Rithemelimit rikthejnë kaosin në komisione, anulohet

Deputetët e Sali Berishës po vijojnë të bllokojnë punimet e Kuvendit. Të hënën është anuluar edhe mbledhja e Komisionit të Jashtëm, pasi deputetët e përjashtuar të opozitës kanë tentuar të futen brenda sallës ku do të zhvillohet mbledhja.

Ndërkohë, janë anuluar mbledhjet në Komisionin e Ligjeve dhe të Shëndetësisë për të njëjtën arsye. 

Tensione të shumta ka pasur sot në Kryesinë e Kuvendit. Deputetët e përjashtuar nuk u lejuan nga Garda e Republikës që të hyjnë brenda godinës dhe të shkojnë në komisione.


Ata u futën në Kryesinë e Kuvendit, nga dritaret. Një pjesë e deputetëve janë përjashtuar nga komisionet dhe nga seancat plenare për shkak të sjelljes së tyre.

Kujtojmë se opozita nuk ka lejuar zhvillimin normal të seancave plenare dhe të mbledhjeve të komisioneve.

 

2 Komente

  1. B
    Bravo Rama vazhdo fli gjume

    Bravo kane mandat deputeti i lejohet te vrasin te vjedhin te bejne korrupsion te shkaterojne te djegin dhe kujdes mos i prekni haaaa vende ku drejtesia dhe ligji zbatohet vetem per ata pa mbeshtetje . Thyheni shkateroni se keni mare leje nga Rama vazhdoni se gjithollogu jone po mendone per kosovo per Serbin Ballkanin Europe Boten per eksopzitat e piktoreve ku ka kohe ai te qeverisi qeverine ja ka lene grupit foltore-nevojtore sic ata dine te bejne zjarre flak vjedhje . Bravo Rama

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati idealist

      Ju rrënxofsha nënat atyre bastardëve të sali malok mutit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje