
Është mbyllur vetëm disa sekonda pasi ka nisur, mbledhja e Komisionit të Ligjeve.
Kjo për shkak të situatës së tensionuar të krijuar jashtë dhe brenda godinës së Kryesisë së Kuvendit, nga deputetët e Rithemelimit.
I ashpër u tregua deputeti Dashnor Sula i cili tha se u dhunua, ndërkohë që nuk kishte bërë asnjë shkelje. Ndërkohë, Sula i drejtohet deputetit të PS-së, Arben Pllumbi, se: “Po na rrahin o Arben!”.
“Turp të keni, turp. Nuk jam hajdut! Por të më mbyllni derën, ça jeni ju? Ca të bëjmë ne? Të shtyjmë njëri tjetrin? Si e mbyllët derën? Kush e mbylli? Gjej një rast kur i mbyllet dera deputetëve?
Gjeni një rast?! Ky është turp. Më tregoni tani një muhabet. Më dhunove atje! Më dhunove. Keni humbur logjikën! Merruni me Saliun ose Nokën, ç’punë ke me këtë?!”, tha Sula.
Ndërkohë, Bylykbashi tha se nuk mund të përdoret ndëshkimi në grup për deputetët e opozitës.
ky gjeli i peqinit o ZOT nuk honepset gjekundi, fytyrre me te urryer s'mund te gjesh, kur do vije ajo dite qe keta idiote te zhduken nga ekranet tv