
Agron Kapllanaj, kandidati i grupimit të Partisë Demokratike që mbështet Enkelejd Alibeajn, është shprehur i bindur se do ta fitojë bashkinë e Mallakastrës në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kapllanaj u shpreh se Sali Berisha duhet të tërheqë kandidatin nga Mallakastra dhe të reflektojë në mënyrë që PD-ja të dalë me një kandidat të përbashkët për çdo bashki.
“Gjatë kësaj periudhe që kam qenë më afër tyre, kjo bindje më është thelluar akoma sepse e kam parë te ta, optimizmin. Më shumë sesa unë, janë ata optimistë për fitoren time në 14 maj. Sigurisht, fitorja është e sigurt më 14 maj. Është e vërtetë që këtu, zoti Berisha apo grupi i rithemelimit ka nxjerrë një kandidat mallakastriot.
Nuk e di kush është arsyeja pse ky kandidat e ka marrë përsipër kur e di që këtu nuk fiton dhe e di se kush është kandidati fitues i opozitës.
Absolutisht nuk e kam fare të vështirë. Nëse ka vullnet për t’u bërë, qoftë nga deputeti politik, në këtë rast zoti Berisha i cili e ka kundërshtuar dhe duhet të reflektojë për të dalë me një kandidat”, theksoi ai.
Zoti Kapllanaj le të futet kushë të dojë dihet që ju jeni fituesi
Me ate grup, qe eshte zoti Kapllanaj, mallakastriotet me mire vene nje gomar ne vend te tij dhe kapllanin e dergojne me salihun, per te bere revolucionin. Dushku i kurrizit nuk i njeh mire mallakastriotet. Gonia nuk ndryshon nga kaçi i zi...