Berisha tha se ky është shtatori i fundit në opozitë, Ylli Rakipi-Boçit: Si fitoni ju, me llafe?!

13 Shtator 2024, 09:14Politika TEMA
Berisha tha se ky është shtatori i fundit në opozitë, Ylli

Në emisionin "Të Paekspozuarit", Ylli Rakipi ka pyetur ish-deputetin e PD-së, Luçiano Boçi për deklaratën e Berishës se ky do të jetë shtatori i fundit i PD-së në opozitë dhe se si mund të fitojë konkretisht opozita, kur ajo vetë thotë se Rama ka bandat dhe drejtësinë. 

Ylli Rakipi: Ju nuk keni asnjë bandë, të gjitha banda ti ka marrë Edi Rama, siç thotë edhe Bushati. Ndërkohë del Doktori dhe thotë ky është shtatori i fundit në opozitë. Si fitoni ju? 

Luçiano Boçi: Ne nuk kemi lidhje me bandat. Rama ka marrë të gjitha pushtet, të gjitha bandat, bandat e krimit të organizuar...

Ylli Rakipi: Po si do të fitoni ju?

Luçiano Boçi: Bandën e policisë që është banda më performante, bandën e administratës, se sillen si bandë dhe me bandat nuk fitohet me metoda politike.

Ylli Rakipi: Po me çfarë?

Luçiano Boçi: Me metoda krejtësisht të tjera, të revoltës popullore, të mosbindjes civile.

Ylli Rakipi: Po ku e keni? Ja ti je në Qarkun e Shkodrës. Ka banda aty?

Luçiano Boçi: Pëllumb Gjoka, Bajrat.

Ylli Rakipi: Po Pëllumb Gjoka është në burg!

Luçiano Boçi: I doni me emra ju?

Ylli Rakipi: Po pse nga burgu do t’u mundë ai? Ç’di Doktori më shumë se ne, a mund të na e thuash?

Luçiano Boçi: Mosbindje civile, destabilizim. Nuk ka rrugë tjetër.

Ylli Rakipi: Po me ç’njerëz more zotëri? Për të mbrojtur Doktorin sa veta vajtën atje? 

Luçiano Boçi: Do të hysh në zgjedhje dhe do të përdorësh të gjitha mënyrat. Banda është bandë.

Luçiano Boçi: Po pse me llafe? Pse ça do ti Yll, të më shosh mua me uniformë ushtarake me kallashnikov në dorë?

Ylli Rakipi: Po sapo e the. A na shpjegon se çfarë është mosbindja civile?

Luçiano Boçi: Situata do të evoluojë, do të nxehet.

9 Komente

  1. D
    Daullxhiu

    Ha mut boco, ha se te ben esell!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapajane hesapi

      Ka te drejten Berisha.Do jete viti i fundit ne opozites sepse do te denohet me Burg .Nga burgu nuk mund te beje kete politike qe ben ne arresti shtepine fallso.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edi

        A ju qifsha robt, ju vetem destabilizim doni, 97-en prap, rremuje, anarshi,

        Përgjigjjuni
        1. S
          Salihajni

          Bëjë prove destabilizimin dhe mos bindjen civile të shohim sa të vlen lëkura o bythëlëpirës i të pandehurit non grata sali banditit.

          Përgjigjjuni
          1. n
            noname

            ai i ben pyetje direkte ky bolja i dredhon....keta e dine qe do humbin ,duan vetem te kapin mandatin e te rrine rehat ....opozite komode = opozite inekzistente .....

            Përgjigjjuni
            1. D
              Demokrati i tradhetuar

              Luci Gerdalla fytyra e Saliut NonGrata....

              Përgjigjjuni
              1. D
                Demokrati i tradhetuar

                Luci Gerdalla fytyra e Saliut NonGrata....

                Përgjigjjuni
                1. U
                  U PA KJO PUNE.RAMËN EDHE 8 VITE.

                  PO KUR S’KE KOQE RE YLLI, ÇTË BËSH? BARDHI TA KA FAJIN?

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Humoristi

                    Si ka mundesi nje katundare elbasanas te mobilizoje qytetarine shkodrane!Pystja e gazetarit eshte direkte!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje