Berisha zotohet në “Facebook”-un e tij nga Kuvendi: E kemi tmerruar mazhorancën. Sot kam dalë të mbroj qytetarët (jo dhëndrin dhe veten)

2 Nëntor 2023, 10:08Politika TEMA
Berisha zotohet në “Facebook”-un e tij nga Kuvendi: E kemi

Në një sallë të rrëmujshme Kuvendi, Sali Berisha u zotua edhe njëherë se parlamenti nuk do të vijojë punën e tij normalisht nëse opozita nuk rifiton të drejtat e saj që i cakton Kushtetuta.

Ai premtoi se nuk do të ketë një kthim pas nëse nuk mazhoranca nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore dhe caktimin e përfaqësuesve të opozitës në komisionet parlamentare.

“Mazhoranca e tmerrua nga opozita. Kjo nuk është një çështje mes deputetëve. Kjo është një cështje mes deputetëve të PD dhe dhunuesve të të drejtave kushtetuese. 

Ne o rikthejmë Kushtetutën dhe nuk tërhiqemi. Rikthimi i të drejtës së opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore është themelore. Opozita ka të drejtë për të ushtruar veprimtarinë ligjvënëse.

Kjo bandë mban në sirtar ligjin për minimumin jetik. Janë hajdutët që nuk e lënë këtë ligj të miratohet. Nuk lejojnë dhjetëra ligje të tjera. 

Kanë shumëzuar me zero deputetët e opozitës. Garantoj socialistët dhe qytetarët pa parti se kjo që po bëjmë është në interes të qytetarëve. 

Ç’të drejtë keni ju për t’i emëruar ju opozitës përfaqësuesin? Kur ka ndodh kjo? Në krye kanë dalë Begot, Bajrat, Çelajt”, tha Berisha.

4 Komente

  1. L
    Lymi Tytit

    Pirdh,pirdh..non grata!

    Përgjigjjuni
    1. z
      zhigolo

      Aq shumë është tmeruar pozita nga opozita e Saliut,sa që i dridhet leshi i karit Edi Ramës!

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Krimineli i korruptuar non grata do bëhet theror per mbrojtjen e pasurive të qytetarëve edhe pse kanë vetëm morra.

        Përgjigjjuni
        1. c
          ce

          Po vagabondi i foltores Herman Geringu i vicidolit ku ishte sot, cudi ai duhet te ishte me molotov ne dore, keshtu nuk shkohet perpara ne revolucion. 7 nendori i Revolucionit te tetorit , Leninit te madh do kujtohet me madheshti nga perbindeshi i vicidolit ne grahmat e fundit ne politike.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje