Berisha shkon në Kuvend, i vendosur të shkaktojë kaos: Nuk ju shpëton asgjë nga revolta...

2 Nëntor 2023, 09:29Politika TEMA
Berisha shkon në Kuvend, i vendosur të shkaktojë kaos: Nuk ju

 

Sali Berisha që është paraqitur në orën 09:00 në seancën e Kuvendit konfirmoi edhe një herë skenarin për të krijuar kaos me qëllim që të mos lejohet zhvillimi normal i seancës parlamentare pa miratuar kërkesat e tyre.

''Nuk ka forcë në botë, ju e dëgjuat besoj, kanë planifikuar të përdorin dhe ushtrinë. Njëlloj me skenarin e vitit 1990 – 1991. Le të bëjë ctë dojë por atë nuk e shpëton asgjë nga revolta e popullit opozitar për kushtetutën dhe të drejtën tij'', tha Berisha.


A do të lejojë zhvillimin normal të seancës plenare?

''Jemi këtu për të kërkuar të drejtat tona kushtetuese të mohuara në mënyrën më brutale por që në vlerësimin tonë janë interesi i të gjithë qytetaëve që duan pluralizmin dhe interesi i atyre që votuan kundër qeverisë dhe një opozitë të vërtetë dhe jo një opozitë përfaqësuesin e të cilis do të caktojë Edi Rama'', shtoi ai. 

2 Komente

  1. D
    DMK

    Ky "kaos" i duhet Berishës të bëjë zhurmë per hetimin e Spak Ramës i leverdis rrëmuja të qeverisë i qetë dhe vazhdojë vjedhjet me koncesion dhe investitorët strategjikë Tigri ne arrati ministri tjeter i denuar për miliona euro pervetësim disa kryebashkiakë në burg dhe është i qetë

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dardani

      Sa here Serbia ka probleme salì ram berishacic ju vjen ne ndihme

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje