Tabaku i kujton opozitës detyrat e saj në parlament: Çfarë do bëjmë ne ndryshe... Kjo është beteja e opozitës

1 Nëntor 2023, 20:12Politika TEMA

Tabaku i kujton opozitës detyrat e saj në parlament: Çfarë

Deputetja Jorida Tabaku ka përdorur ngushëllimin e saj për vdekjen e katër emigrantëve shqiptarë në Gjermani për ti kujtuar opozitës detyrat e saj në parlament tani që është duke u diskutuar buxheti vjetor i qeverisë.

Edhe pse nuk guxon të flasë hapur kundër Berishës duket se ajo kërkon një qëndrim tjetër të opozitës.

"I lehtë i qoftë dheu 4 djemve të nënave të këtij vendi që nuk u japin më gëzim familjeve të tyre. 4 djem të nënave shqiptare, 4 baballarë a vëllezër humbën sot jetën duke punuar në një kompleks ndërtimi në Gjermani me leje të përkohshme pune, mbas një udhëtimi me peripeci, me punë të pasigurtë, 3 muaj këtu e 3 muaj atje për më shumë mundësi për familjet e tyre nga Mati e Dibra.

Askush nuk largohet me dëshirë nga familja, askush nuk lë fëmijët e prindërit me dëshirë kjo ndodh në kushte ekstreme varfërie, në kushte ekstreme ekonomike kjo ndodh nga pamundësia për të siguruar një jetë më të mirë për familjen këtu.

Ndërkohë që parlamenti duhet të diskutojë buxhetin, kur shikon miliona euro në kontrata koncesionare marramendëse të gjitha kryekëput korruptive, në ndërkohë shqiptarët janë të detyruar të largohen në kërkim të një jete më të mirë. Këtë kanë nevojë sot të dëgjojnë qytetarët se çfarë do bëjmë ne ndryshe, më mirë më shumë se si do e ndalojmë këtë largim masiv, se si do krijojmë punë e mundësi për të gjithë e jo pakicën! Kjo është beteja e opozitës", shkruan ajo.

6 Komente

  1. B
    Beni ecen vet...

    O shoqa Lenka, fil per ceten tende qe e drejton non grada se opozita e vertete ka dal ne terren edhe po e ben deytyren e saj, duke degjuar njerzit e thjeshte, per hallet e tyre. Zbrit me kembe ne toke se je ne ajer shoqa Lenka, dil tek zona jote ku je zgjedh edhe shih, po pate fytyre, po me pare mere borxh ndonje veshje te thjeshte se ti i ke firmato si grida te gjitha veshjet edhe ashtu sta pjerdh kush te degjoj pordhet tuaja. Mos bej si virgjereshe sikur nuk e pranon non graden e berishes, se para tij rri me nje kembe ti edhe ceta jote bastarde. Mos beni si ai qe pjerdh edhe thote pastaj se nga vjen gjithe kjo ere e qelbur se kuptoj... Je shume e peshtire o shoqa lenka me keto qendrimet e tua as mish as peshke as ngjale.

    Përgjigjjuni
    1. X
      XYZ

      Tabake Laraska kur do paraaitesh ne SPAK per pallatet te Klubi Partizani ne token e fisit te Shpronsuar me 1940 je njelloj si JamSerb Malltezi se dhe ty te ka ndihmuar Saliu moj sharabajke muti...!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje