Erion Braçe: Sali Berisha nuk na bllokon dot. Të gjithë blegtorët i njoftoj se për mëshqerrat e racës mbarëse...

1 Nëntor 2023, 19:46Politika TEMA
Erion Braçe: Sali Berisha nuk na bllokon dot. Të gjithë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe thotë se në mbledhjen që u zhvillua online të Komisionit të Ekonomis u prezantua pr.buxheti dhe paketa fiskale.

Duke postuar videon ku sqaron përfitimet e bujqve dhe fermerëve pas miratimit të paketës fiskale, Brace shkruan se “Berisha nuk i bllokon dot”.

“Sapo mbaruam mbledhjen e komisionit të Ekonomisë dhe Financave ishte prezantimi i projektbuxhetit edhe paketës fiskale. 

Jam shumë i kënaqur t’i njoftoj të gjithë blegtorët se propozimi juaj për përjashtimin nga TVSH të mëshqerrave të racës mbarëse realizohet këtë vit me paketën fiskale. 

TVSH për të do jetë zero. Një propozim i dytë për të çliruar bletët për plajmim në sera. Fermerëve që merren me sera, u them larg hormoneve, bleta e bën shumë mirë këtë punë. Këto janë gjëra në paketën fiskale të dedikuara bujqësisë, vijojmë për më shumë se kaq”- shprehet Braçe.

Kujtomë që mbledhja e Komisionit të Ekonomisë u zhvillua online për shkak të bllokimit që deputetët e Rithemelimit i bënë komisionit, ku pati edhe tensione.

3 Komente

  1. R
    Real

    Po nuk eshte problemi per nje mbledhje qe bahet online apo jo. Fjala eshte per veprimtarine e kuvendit ore truthare te ripjelljes

    Përgjigjjuni
    1. L
      Li

      Po ku eshte problemi tek Saliu. Rendesia e ketij lajmi eshte vendimi qe kan marrë per të lehtesuar bujkun dhe blegëtorin nga taksat. Per të tjerat mendo ti Real.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Të erdhi dita murro të trashësh zërin

      Mëshqerrat gëzojnë edhe murrizin e Saliut se ai merret me ndërtimin e tyre,nuk e di tufën e dhive të Saliut a e ka ndërzyer

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje