
Sot do të mbahet seanca parlamentare e radhës, e cila do të nisë në orën 10:00. Priten tensione ashtu si në seancën e kaluar, pasi Rithemelimi ka paralajmëruar se do të vijojë me protestat edhe kaosin brenda Kuvendit.
Një ditë më parë u krijuan tensione dhe përplasje në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve pasi 6 deputetët e Sali Berishës nuk u lejuan të hynin në sallën e mbledhjeve ku do të prezantohej projektbuxheti i vitit 2024.
Nga seanca e shkuar janë përjashtuar 6 deputetë të opozitës pas konfrontimit fizik mes dy deputetëve, Vullnet Sinaj dhe Bledjon Nallbati.
Rithemelimi ka ndërmarrë akte ekstreme në Kuvend duke mos lejuar prej disa javësh zhvillimin normal të seancave. PD e Lulzim Bashës është distancuar nga këto akte, duke thënë se një opozitë e dhunshme i shërben Edi Ramës.
Lini një Përgjigje