
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një komunikim me gazetarët paraditen e kësaj të mërkure është pyetur se kë njeh ky institucion si kryetar të PD-së. Sipas Celibashit kjo nuk mund të thuhej për shkak se nuk ka asnjë tagër.
“Nuk mund ta themi sa kohë nuk kemi nevojë për të konfrontuar dokumentacionin. Informacioni mund të merret në gjykatën e Tiranës, që është i vetmi institucion që tregon se kush është organi drejtues i një partie politike. Mund ta themi kush ka qenë në zgjedhjet e 6 marsit, po jo sot. Nuk kemi asnjë tagër” tha ai.
Kujtojmë se pak kohë më parë Gjykata e Tiranës njohur Komisionin e Rithemelimit si drejtues të Partisë Demokratike, por Enkelejd Alibaj u la si kryetari i komanduar i PD-së, pas largimit të Bashës. Ndërkohë Alibeaj ka bërë edhe një ankesë për zhbërjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës që njeh Rithemelimin në krye të PD-së.
Ah mo Celibash, akoma keni frike nga pordhet e berishes, edhe pse i vdekur e i pa kallur. Mos u perdridhni, po jepni pergjigjen qe duhet, o njifet o s'njifet komisioni i berishes.
Keni kohe me bollek! Pse nxitoheni?! Jeta e njeriut eshte ''pa limit''. Nen shembullin e doktor mortjes, apo te mortjes doktor, ne i marrim punet ''me ngeh''! Hapim themele, ndertojme, shkaterrojme, bejme themele te rinj mbi germadhat, rithemelojme germadhen dhe qerestene e krimbur, te kalbur, te grire nga mola te germadhes e perdorim per te re dhe ecim... per parà përpara (per euro/dollare lek)! Nuk na mbetet gje tjeter te themi, veçse te na ''rrojë sala" dhe e lente rinine mbrapa!...
Ish Presidenti Berisha la profesionin e mjekut për t'ju kushtuar politikës, ndaj do ishte mir të mos sh'fuqizohej nga ky detaj i rendesishem për të.