Dash Sula ka “shpërthyer” në ofendime, teksa ka shënjestruar Flamur Nokën dhe Albana Vokshin.
Dash Dula: Më thanë që ti nuk vlen, Berisha Noka dhe Albana Vokshi. Berisha i shkretë ka mbaru punë. I frynë në vesh. I di mirë këto. I di mirë.
Andi Mustafaj: Të lutem shumë të jemi seriozë, koha është serioze.
Dash Sula: Unë jam aq serioz.
Andi Mustafaj: Mund të ishte larguar dhe të vazhdonte...
Dash Sula: A mbahet gruaja ose burri me zor?
Andi Mustafaj: Ti i përket njerëzve, unë vishesha me kostum se respektoj njerëzit që më mbështesin. Nëse dikush sillet keq me mua, a do t’i braktis unë ata? Jo, do të vazhdoj betejën.
Dash Dula: Vazhdo… sa të kesh Flamur Nokën dhe Albana Vokshin në krye do t’ia shohësh hairin politikës. Janë lecka të shtrydhura, janë rraqe. Shqiptarët se kanë me PD-në e kanë me individët që drejtojnë PD-në.
Ka tre vjet kam bërë opozitë, të tjerët kanë fjetur gjumë. Disa prej tyre janë në lista të mbyllura. Mos ia dëgjoj më emrin e Dash Sulës, këtë ka thënë. Nuk është urrejtje, është e vërtetë.
Andi Mustafaj: Dashi me të drejtë i përmendi,. Do të nisë edhe unë listën tani. Mund t’i ikë ambicia personale, në një moment… Unë të PS si kam përmendur emrat gjatë këtij emisioni. Unë kam folur për fenomene dhe gjëra që janë problematike. Ju thoni që e kemi zhgënjyer por koha do të tregojë të vetën.
Dash Sula: Ata nuk më thirrën, nuk më konsideruan fare. Të gjithë i thirri mua jo. Është thënë aty brenda, mos t’ia dëgjojmë emrin. Ia kam kërkuar Berishës një javë rresht, përpara se të vendoseshin listat. Kërkesa e parë ka qenë me 7 mars, kërkova të takoja Berishën.
Dashnor Sula ka treguar arsyet pse u la jashtë listave të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare.
Ai u shpreh se kishte një kusht të vetëm, për të hequr kryetarin e PD-së në Peqin nga lista, pasi në atë vend do të ishin tre kandidatë në garë.
“PD duhet të kuptojë që të ndërrojë popullin, sepse e ka fajin populli, jo drejtuesit e PD-së. Kriteri i vetëm është që të jesh lëpirës. Unë lëpirës nuk bëhem dot. S’e kam bërë që në 2005-ën. Sa të jem nuk do i mashtroj demokratët, vetëm do i ndihmoj.
Jam i trishtuar, jam i acaruar, i shqetësuar, i xhindosur, i tmerruar nga çmenduria jonë. Rama atë detyrë ka, të fitojë zgjedhjen. Ku jemi ne?! Duhet ta shohim njëherë veten në pasqyrë.
Unë kërkova të jem në listë të hapur dhe aty nuk më vendosën. Për kokën e djalit. I thanë për emrin tim që ta fshinin. I kërkova vetëm një kusht, që kandidati në Peqin të ikte se ishim tre të djathtë aty. Në 2017 kur nuk kandiaova unë, Peqini përfundoi 2900 vota. Në 2021 kur kandidova, Peqini shkoi 9200 vota.
Kemi kërkuar vetëm një kusht. Të largohej kryetari i PD-së aty që u bë kandidat. Sepse s’do ishim tre veta aty me një tokë”, tha Sula.
BRAVO DESH SUMA I PIQINIT.....TI VERTET QE SKE VLERE,,NJEHERE ME LULBASHOVICIN NJEHARE ME SALEHKRAXHICIN DHE NE FUND TE PERZUNE SI NJE KULISH QENI......
Ik o bythqir . legen. Shkuat ke non grata. Ju e dini shume mire qe ai ne vorr do shkoje po ne pushtet nuk vjen kurre. Shkaterrues te opozites. Po e ktheni vendin ne monizem. Te gjithe mut jeni ne PD. Jeni me komuniste se ne PS.
është një shprehje që thotë: nëse do të dish të vërtetën pyet budallain dhe fëminë: prandaj i besoj dash sulës