Beteja për Elbasanin, "faktori çam", roli i Aqif Rakipit dhe telashi i numrit të mandateve çift

6 Maj 2025, 19:25Politika TEMA
Beteja për Elbasanin, "faktori çam", roli i Aqif Rakipit

Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e vitit 2021 në Qarkun e Elbasanit me rezultatin në mandate 8 me 6 dhe me tepricë votash për tetë mandate. Kësaj here, objektivi i tyre i deklaruar është mandati i nëntë, por për ta realizuar këtë do të nevojitet të kthejnë edhe disa mijëra votues të opozitës në anën e vet ose të shtojnë 7 mijë vota nga rezultati i vitit 2021. Kjo natyrisht që është e vështirë dhe, nëse merret parasysh fakti që rezultati i zgjedhjeve të kaluara për socialistët u ndihmua në një masë të konsiderueshme nga “faktori çam”, një strukturë politikanësh vendorë që më parë kanë qenë mbështetës të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe që tashmë prej vitesh mbështesin socialistët, mbetet e paqartë se sa do të jenë në gjendje të ndikojnë këto elementë këtë herë. 

“Faktori Çam” u shfaq në qarkun Elbasan fillimisht në vitin 2013, kur Aqif Rakipi u zgjodh deputet në emër të PDIU, në aleancë me Partinë Demokratike. Në këto zgjedhje PDIU mori në Elbasan 12 mijë vota si pjesë e koalicionit të PD-së. PDIU ndryshoi krah menjëherë pas zgjedhjeve duke hyrë në aleancë me Partinë Socialiste e cila i përdori disa nga deputetët e saj si balancë ndaj presionit të LSI, duke qenë se nuk e dispononte shumicën e thjeshtë. Kur PS vendosi të garojë më vete në vitin 2017, PDIU garoi gjithashtu më vete, por struktura e saj e Elbasanit, nën drejtimin e Rakipit, punoi efektivisht për llogari të vetën dhe arriti, në një ndryshim dramatik të hartës elektorale, të fitojë 29 mijë vota në qarkun Elbasan dhe dy mandate. Mandatet e fituara mbështetën qeverisjen e Edi Ramës, ndërsa Rakipi e humbi  mandatin e deputetit në vitin 2018 për mosdeklarim të një problemi me drejtësinë italiane në formularin e dekriminalizimit.

Në zgjedhjet e vitit 2021, struktura e PDIU në Elbasan u integrua tërësisht te Partia Socialiste, me të birin e Rakipit, Ornaldo, deputet me votë pëlqyese dhe me thyes të herësit në Tiranë dhe me Saimir Hasallën, një i afërm i Rakipit, deputet në Elbasan.

Në total, socialistët arritën të fitojnë në Elbasan 55% të votave në zgjedhjet e vitit 2021, me një rritje mbresëlënëse prej gati 14 mijë votash në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017. Vetë Hasalla, pavarësisht se garonte në listë të sigurt, mori 11,500 vota pëlqyese, duke demonstruar efikasitetin e makinerisë elektorale në fjalë në Elbasan.

Në përgjithësi Qarku i Elbasanit ka qenë mbështetës i së majtës. Edhe në zgjedhjet e vitit 2005, kur votuesit në Tiranë dhe Durrës dhanë fitoret kyçe në zgjedhjet maxhoritare që sollën Partinë Demokratike në pushtet, në Elbasan rezultati qe më i larmishëm, me më shumë mandate të fituara nga PS, veçanërisht në Librazhd, Prrenjas, Gramsh, Cërrik e Belsh si dhe në vetë qytetin e Elbasanit.

Telashi për socialistët është që Elbasani ka numër mandatesh çift, gjë që favorizon barazimin përveçse me sforco të stërmëdha. Në zgjedhjet e vitit 2009, koalicioni i PS-së fitoi në qark 48% të votave kundrejt 45% të koalicionit të PD-së dhe megjithatë, rezultati final në mandate ishte 7 me 7. Në zgjedhjet e vitit 2013, koalicioni i majtë fitoi tetë mandate, por dy u fituan nga LSI ndërsa vetë PS ra në 6. Dhe në vitin 2017, PS fitoi 7 mandate pavarësisht se PD ra në 21% të votave ndërsa dy mandate u fituan nga LSI dhe 2 nga PDIU. Fitorja e 29 mijë votave nga PDIU, përfshiu, mes të tjerave, fitoren e pabesueshme në deri 70% në zona të caktuara si Peqini. Në zgjedhjet e vitit 2021, LSI ra në zero mandate, PD u rrit në 6 ndërsa PS u rrit në 8.  LSI dhe PD bashkë morën 41% të votave kundrejt 55% të socialistëve. Edhe sikur të kishin garuar bashkë, sërish rezultati do të ishte 8 me 6 për PS.

Profili demografik e social

Qarku i Elbasanit është një nga qarqet më të varfra në vend dhe shtrihet në një zonë të gjerë në Shqipërinë qendrore, përgjithësisht përgjatë Lumit Shkumbin dhe lumit Devoll dhe disa luginave të thella të përrenjve malorë që derdhen në Shkumbin. Pjesa më e madhe e territorit është malor, me zonën e Belshit dhe Cërrikut të mbuluar nga kodra të buta dhe me luginën e Lumit Shkumbin si dhe fushat e Cërrikut buzë lumit Devoll përbëjnë burimet bujqësore të zonës.

Qyteti i Elbasanit u zhvillua në kohën e komunizmit si qendër e industrisë së rëndë metalurgjike dhe si nyje e rrjetit elektroenergjetik kombëtar ndërsa falimentimi apo tkurrja e pjesës më të madhe të kësaj industrie la pas ndotje, papunësi dhe varfëri të madhe. Qytezat e Gramshit dhe Cërrikut u zhvilluan gjithashtu si qendra të industrisë, e para, të armatimeve dhe e dyta të përpunimit të hidrokarbureve dhe të aviacionit ushtarak.

Popullsia banuese e qarkut ka rënë në mënyrë dramatike nga 363 mijë vetë në vitin 2001 në 233 mijë në vitin 2023, me shkallë rënieje 35%. Rreth 55% e popullsisë vijon të jetojë në zonat rurale. Popullsia e qytetit të Elbasanit ka rënë nga 79 mijë në vitin 2011 në 67 mijë në vitin 2023.

Industria e çelikut dhe pasurimi i kromit përbëjnë bazën industriale të qarkut ndërsa drufrutorët dhe turizmi i natyrës kanë filluar të zhvillohen gjatë viteve të fundit, veçanërisht në zonën piktoreske të Belshit, ku disa qindra liqene të vegjël zbukurojnë panoramën e përbërë nga kodra të buta, vreshta dhe ullinj.

Kandidatët

Tomorr Alizoti nga PD dhe Edmond Haxhinasto nga Partia e Lirisë, (ish-LSI), udhëheqin listën e mbyllur të Koalicionit Shqipëria Madhështore. Klodiana Çapja dhe Blendi Himçi, pedagogë në Universitetin e Elbasanit, dhe Aurel Bylykbashi, deputet, mbyllin listën e mbyllur për opozitën.

Ministrat Arbjan Mazniku dhe Bora Muzhaqi, ish-ministrja Evis Kushi, si dhe drejtorët Ermal Elezi, Adi Qose zënë listën e mbyllur të socialistëve.

Gara për pozicionet e mbetura për të dy palët është e ngjeshur. Ish-drejtori i LSI Dashamir Xhika garon për opozitën bashkë me ish-drejtorin Dritan Sejko nga PDIU.

Luan Duzha, ish-deputeti i Partisë Republikane zgjedhur në koalicionin e PD-së në vitin 2013, i cili u ble fillimisht nga Meta dhe pastaj nga Rama, garon aktualisht për socialistët pasi nuk arriti të zgjidhet në vitin 2021. Saimir Hasalla, deputeti aktual dhe i afërm i Aqif Rakipit kësaj here duhet të luftojë nga listat e hapura. Edhe disa drejtorë të tjerë të shtetit janë në garë për të kapur mandate.

BIRN

13 Komente

  1. l
    lavdosh

    Gjate nates bera prape simulimet komputerike te modeleve matematikore bazuar ne nje agregim (permbledhje/adaptime) te sondazhe te ndryshme, te dhenave historike dhe te mediave sociale dhe ne kombinim me data analytics, machine learning dhe AI, arrita ne keto rezultate, nqs zgjedhjet beheshin sot, per PS ne Elbasan do kemi: a) 55.5% e votes popullore me probabilitet 90%%, P90 (statistikisht i garantuar) b) 55.5-57% e votes popullore me probabilitet 50%, P50 b) 57-58.5% e votes popullore me probabilitet 10%, P10 Ndarja e mandateve do te varet nga dy faktore: 1) vota e diaspores 2) Vota per partite e vogla dhe te reja qe nuk kthehen ne mandate Nqs zgjedhjet beheshin sot, per PS ne Elbasan do kemi: a) 8 mandate me probabilitet 95%, P95, te garantuara b) 9 me probabilitet 80%, P80 b) 10 mandate me probabilitet 10%, P10 Votat qe nuk kthehen ne mandate dhe votat e diaspores do percaktojne sa mandate do marri PS ne Elbasan (8-10), qe eshte e gjere si variacion por qe konfirmohet nga te gjitha simulimet e bera ne super komputer. Marzhi i gabimit nga keto modele eshte 2%, pak i larte ne krahasim me simulimet kombetare sepse qarku ka me pak presence ne mediat sociale dhe data eshte e kufizuar

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salehu

      Ky birni ashte ba bire halesh

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bobi

        O lavdosh na rrofsh per vere. Po ku ka AI dhe machine learning qe te llogarise leket qe hidhen keto dite Ska perendi te llogarise Suelin me kriminelet e tij dhe te Qif Rakipit qe po kercenojne blejne vota per Ps dhe marrin kartat qe te mos votojne kundershtaret. Sara Mile dhe Saimir Hasalla thyejne heresin

        Përgjigjjuni
        1. l
          lavdosh

          data analytics nuk merret me gojedhana dhe llogje kavaje. Simulimet jane te bazuara ne te dhenat publike dhe duke perdorur variabla (faktore) te ndryshem, nje faktor psh eshte sistemi zgjedhor dhe fushata qe bejne kandidatet ne listat e hapura per vota qe eshte e lejuar ne ligj. Kandidatet kane te drejte te bejne fushate dhe te bindin njerezit te votojne per ta dhe sipas te dhenave Kandidatet e PS ne te gjithe vendin jane me prezente ne territorin e Shqiperise. Kjo ju jep atyre me shume avantazhe dhe ky faktor eshte i veshtire te vleresohet dhe te matet ne nje sondazh standard, por me modele matematikore jemi ne gjendje ta modelojme dhe ta simulojme dhe llogarisim impaktin ne rezultate

          Përgjigjjuni
          1. C
            Coni

            O Lavdosh vetem ne Shqiperi nuk ben dot parashikime. Jo AI te perdoresh por cdo gje tjeter ne bote nuk e gjen dot. Vota shitet si me ble 1 kafe ne klub. Te vijne ke shtepija ne mesnate e te thone do leket apo shkopin e bejzbollit. Kush te mbron ty apo families tende. Ai fakiri thote po marr leket dhe po shes voten .Kur e shet voten dhe deputeti pse mos e shes dhe une Pastaj 4 vjet mallkon qeverine qe e ka votuar po vete

            Përgjigjjuni
            1. X
              XHIXHI VELL MANOKLLA KE SUMA

              Or tij Con kadoshi lales, pse kerce hu m'hu e nuk e thu drejt.... PD ka shku per LESH dhe nuk ja kane fajin as komentuesit pro dhe as ata kunder. Ti paske pa andrra me gogola, qeke ma i moderum se ata SaLEHSIT e KERMES se SHQUPIT. Mos me thuaj qe je dora vete LLAPAJ.... ne rast pozitiv... ti do e hash aq shume ne sumt sa qe ka per te djeg ene per nja 3 mandate te tjera.. DERI SA TE PIQESH OR LOQE.

              Përgjigjjuni
        2. K
          KL

          Faktori cam eshte faktor kunder grekut....

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bobi

            Faktori cam eshte droge, lojra fatigue dhe korrupsion. Edi Rama po i shfrytezon se dine te blejne vota apo kercenojne njerzit. Kete rradhe te kene kujdes po qene te mencur se ai te hedh e ste mbron. Kamer Mehja nuk po punon me per Qifin se e nxorri SPAKU ne kerkim bashke me te birin.Policia e mbron dhe nuk e arreston si Suelin por pas zgjedhjeve nuk i duhen me as Rames. Ilir Proda eshte ushtar i tyre. Ato e zgjodhen ate bandat e Elb Me banda e bandite fiton zgjedhjet ne Elb PS

            Përgjigjjuni
          2. s
            sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

            me ramen perpara. o populli. shqiptar. cfar. prisni. nga krye. krimineli. sali. dhe nga flamur noka. qe. eshte. me i qelbur. si sali kerma. sali krimineli. do te mbuloje. krimet. qe ka ber. ketu. e 30 vjet. poshte opozita e sali kriminelit

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xhepisti gjate

              Faktori çam eshte mit. Nuk kishte faj Enveri e as greku.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Labi

                Mire ai eshte factori cam po ti ca factori je,camet jane te lidhur me njeri tjetrin,kane leke,jane puntore dhe me kryesorja nuk do i shkojne mbrapa Idrizit, ja kane pire lengun.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xhepisti gjate

                  Po mos ti jepte rama 20 drejtori qifes as voten e Orlandos nuk e merrte dot. Usa jo me kot i shpalli non grata. Nejse do ja degjoni krismen edhe çambe pa merak

                  Përgjigjjuni
                2. D
                  Drejtesia

                  Ne dore ku ka mbetur ky popull.Bandat dhe Non Gratat, vendosin kush do hyje deputet.Lum ai qe iku nga ky vend.SPAKU po te jete i pavarur ,duhet ti jape drejtim kesaj pune.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje