Gazetari Blendi Fevziu ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për aktualitetin politik. I pyetur nga moderatori Ylli Rakipi për marrëdhëniet mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Veliaj, Fevziu tha se ka dëgjuar se kanë raporte të tensionuara, por problemi me Ramën i kryebashkiakut do të jetë pasi të ikë nga drejtimi i bashkisë.
“Unë nuk kam informacione për përplasje mes Ramës dhe Veliajt. Kam dëgjuar se kanë raporte të tensionuara. Ata janë të të njëjtës varkë, ku Rama ka timonin. Problemi i Veliajt do të jetë kur të largohet nga bashkia sepse do të jetë prapë i varur nga Rama.
Fakti që thirresh në SPAK nuk është kriminal dhe nuk të bën fajtor. Në SPAK mund të shkosh edhe për dëshmi, të pyetesh për ato që ke në dijeni.
Goditjet që i kanë dhënë në bashki e kanë dobësuar Veliajn. Brenda PS-së ka një orkestër, pa peshë. Por Erion Veliaj është me peshë, Taulant Balla po, Belinda Balluku po.
Njerëzit politikë janë dhe mbeten. Nuk janë si ministra që vijnë dhe ikin”-tha Fevziu.
Rama,humbet dhe llogjiken dhe merre te gjitha format dhe ato te skuthit,kur i kercenohet karrigia.Dhe kandidati potencial i vonuar,qe prej kohesh duhej te ish ne ate vend eshte Veliaj,me ato qe ka bere dhe ate personalitet qe ai reflekton.Dhe rama i ka ndezur driten jeshile,hordhive shpellare te saliut,qe ti versulen Veliajt.Rama,tani vazhdon te jete ne nje gjendje deliri te semure,se duhet te vazhdoje te jete ne pushtet,per te vazhduar ato´´reforma´´qe ka nisur:korrupsionin galopant,boshatisjen e vendit,arsimi nga lart deri poshte ne nje gjendje te mjerueshm.shkenca inekzistence.
Raportet e Veliajt vs Rama , si ato Rama vs Berisha.....lol.... Tema ban shaka edhe pse nuk ka arritur akoma stazhin komedi.....
Uuuuuu Fevziu sekretari i rinise komuniste na çuditi .
Nga bashkia drejt e ne qeli duhet te shkoje veliaj. Por jo ne fund te mandatit, kete vit kryehajduti e meriton nje bashkim me shoket hajdute