Protestuesve që kanë bllokuar rrethrrotullimet e Bradasheshit në Elbasan dhe Shkozetit në Durrës, policia është duke u bërë thirrje me megafon për të mos penguar lëvizjen e mjeteve, pasi përbën vepër penale.
“Ju kërkojmë shpërndarjen dhe lirimin e menjëhershëm nga rrethrrotullimi i Shkozetit. Në rast të kundërt ndaj jush do të merren këto masa: Do të kryhen veprimet procedurale për fillimin e ndjekjes penale sipas Kodit Penal për pjesëmarrje në grumbullime e tubime të paligjshme”, dëgjohet të thuhet me megafon nga një makinë policie në Durrës.
Sakaq në Elbasan, një nga drejtuesit lokalë të policisë me altoparlant iu drejtua turmës duke u kërkuar lirimin e rrugës.
“Të nderuar qytetarë, Policia e Shtetit bën thirrje: Bllokimi i rrugës është vepër penale, pengimi i qarkullimit të automjeteve. Neni 283 i Kodit Penal, dënohet deri në tre vite burg. Ju lutemi, hapeni rrugën. Policia e Shtetit ju bën thirrje, mos pengoni qarkullimin e automjeteve. Është vepër penale e dënueshme”, dëgjohet të thotë ai.
Por thirrja e policisë vetëm sa ka acaruar qytetarët, të cilët i janë kthyer me thirrjet “Ik, ik, ik”, apo “Kemi marrë leje”.
Kjo detyroi policinë që edhe njëherë të përsëriste thirrjen: “Veprimet tuaja janë të dënueshme. Neni 283 i Kodit Penal, po ju paralajmëroj për herë të fundit”.
Mos bindja civile dhe revolta e studenteve rrezoj dktaturen me te egern ne Evrope dhe jo me protestuesit te pyesin per Ed Drogen nipin e Spiro Kolekes. Ne Shqiperi nuk ka opozite ate e perzgjedh hajduti dy metrosh qe do te terhiqet zvare ne rrugeve te Tiranes bashke me Lali Zdromsin.
Shkoni provojeni te kryeni te tilla akte ne 2024…te gjithe do kujtoni nenat…oj neneeeeeeee pse nuk e provuat sot?policia nuk iku….apo jua fusin shqelmin ne. do vrime te trupit,c’virgjeroheni ne moment….THJESHT QENI QE LEH NUK KAFSHON,po ta thith…keto lloj qensh jeni ju te gjithe…
Sa here e keni procédure Mul UDB dhe a eshte denuar ndonjehere ? . Zbatonie ligjin ose heshtni .
Dhe... Do i hanë tumin policia.