Braçe tregon eksperiencën si zv.kryeministër: Administrata ishte han, njerëz që nuk shkonin në punë dhe oborri plot me Mercedez Benz

3 Dhjetor 2024, 11:36Politika TEMA
Braçe tregon eksperiencën si zv.kryeministër: Administrata

Deputeti Erion Braçe ka treguar për emisionin "Dekalog" të Roland Qafokut, eksperiencën dy vjeçare si zëvendëskryeministër.

“Unë e refuzova propozimin e zotit Rama për t’u bërë ministër sepse u tremba. E para sepse nuk isha i sigurt nëse do të mbështetesha në politikat buxhetore e fiskale dhe kisha të drejtë sepse një muaj pas këtij propozimi ministri i Financave përmbyti skemën e TVSH-së në bujqësi e goditi rëndë.

Pra nuk isha i bindur nëse do të mbështetesha në këto dy gjëra dhe unë nuk bëhem ministër për të bërë poza. E dija që do të isha pjesë e qeverisë, por nuk e dija që isha zëvendëskryeministër. Nga ana e Z. Rama kjo gjë ishte krejt normale që të më emëronte dhe të mos ma thoshte dhe për mua e njëjta gjë pasi isha i dërrmuar nga ajo që kishte ndodhur në parlament.

Ishte një sfidë e hapur sidomos viti i parë si zëvendëskryeministër, kishte shumë punë siç ishte rikthimi i disiplinës në administratën publike. Kur unë kam shkuar në detyrë ishte një han, njerëz që nuk shkonin në punë.

Të shkruhet që sporteli hapet në orën 8:00 e të hapet në 9:30 dhe oborri të ishte vetëm me Mercedez Benz të parkuar ishte skandal. E dyta ishte produktiviteti ku letra të vetë ministrave që funksiononin në mënyrë fizike dhe jo elektronike, nuk merrnin përgjigje për muaj me radhë.

E rregullova me vullnet dhe kontroll. Tjetër gjë e rëndësishme ishte beteja fiskale sepse dëgjoj sot që ndërmerren fushata por atëherë janë bërë hapat e para.

Përvoja që ka lënë një shenjë shumë të madhe në punën si zëvendëskryeministër është tërmeti i 26 nëntorit.

Ishte një përvojë që uroj të mos e përjetoj njeri. Unë u largova në 8 korrik pas zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit pasi mbuloja 4 zona dhe nuk mora rezultatet që prisja për shkak të thyerjes në zonën e Divjakës me mungesë të 1000 votave u ndjeva keq edhe dhashë dorëheqjen i thashë kryeministrit që në shtator duhet t’i bënte llogaritë pa mua.

Përgjigjja ishte refuzuese nga ana e kryeministrit, por unë duhej të mbaja përgjegjësi politike për atë që përfaqësoja”-u shpreh deputeti Braçe për Dritare TV.

16 Komente

  1. e
    erjola e bija e flamurit dhe teutes dashnorja e ar

    shqiptare votoni partite e vogla, fundosini qelbesirat deputetet socialistet dhe demokratet bashkepunojne ne biznese dhe mafie bashke

    Përgjigjjuni
    1. Q
      QYTETARI

      Administrata edhe sot eshte skandal fare. As te zgjidh kush pune, as t'iu pergjigjet njeri kerkese-ankesave. Administrata ka fytyren dhe moralin e atij vicit te gjate qe qendron ne krye si kaposh.

      Përgjigjjuni
    2. X
      Xhepisti gjate

      Po ti çfare bere o verem????!!!! Vije ne dogana ne oren 8 dhe miletintallte karin me ty qe hyje zyre per zyre duke kontrolluar prezencen. Erdhe ca here pastaj nuk u duke me. Mbase edhe ti si Elisa u stabilizove. Pastaj fillove te tatimet ha ha ha ha

      Përgjigjjuni
      1. A
        Agim

        Po pse o shpellaxhi rrot kari, cfare ishte ai polic qe te vinte perdite ne dogane e kontrollonte njerezit cfare ore vinin ne pune? Shko e futu prape ne shpelle se nuk eshte ajri per ty

        Përgjigjjuni
        1. P
          Per gimin

          O agim se nuk e kuptove. O je i trashe o ben si:-)! Erjon bracja vinte me te vertete dhe bente apel neper dogana dhe tatime. Madje edhe te ministria e jashtme. Zv kryeminister qe bente rojen e deres. Tallej dynjaja me te! Dhe del sot thote qe paska venw rregull????????????! Dmth frika nga bracja e paska bere admiministraten te mos dale me as sot pas kaq vitesh, me vonese ne pune!!! Keshtu Agim. U sqarove?

          Përgjigjjuni
      2. a
        anti25642654censurë

        bravo brraç,na dhe informacionin e parë për naltgjatësinë e tij!!jo se nuk e dinim por thjeshtë se këthehet në fakt kur e thotë një person që e ka provuar në kurriz"E dija që do të isha pjesë e qeverisë, por nuk e dija që isha zëvendëskryeministër. Nga ana e Z. Rama kjo gjë ishte krejt normale që të më emëronte dhe të mos ma thoshte ..."!!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkembi

          Atehere ishte han vertet, tani eshte bordello. Eshte domosdoshmeri heqja e pushtetit Rames, sepse eshte lodhur shume . Kemi 100 e ca parti te reja.

          Përgjigjjuni
          1. k
            kureshtari

            Edhe 100 të.tjera të jenë të gjithë ti shkrimi,një parti nuk bëhet për të mirën e popullit.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Sufllaqja me qepe

            Per librin Vrasja e nje Kryeministri pati ndonje pyetje nga Rudina? E kishte Bracja ne zyre. Firmen fap fap e ke pasur te deleguar. Qofte pa siklete

            Përgjigjjuni
            1. S
              Soni

              Pse sot si eshte? Shko zgjidh ndonje hall shko...

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aleko

                Keto qe tregon brace flet se cfare administrate drejton shtetin tone dhe themi pse shecin gjerat ne shqiperi…

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Real

                  Mos, se e dhjeve ore budalla ! Po kur e more ti detyren, sa kohe kishte ne pushtet Nalt gjatoshi ? Na tregove se cfare ka bere ripjellja per kete vend qe quhet Albanistan. Dhe e para qe ndertoi ishte nje administrate europiane , nje han pa porta, dhe erdhe ti dhe ktheve disiplinen dhe e bere han me porta te shqyera ku ketu hyne gjithfare llumi i krimit te organizuar.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Brace reformisti

                    Ky cari i vogel brace, pati dy "merita" si zv km. 1. Bente apel neper institucione dhe u be barcalete. 2. Arrriti emeroi shoferin e Gaz Demit, nje njeri te pashkolle dhe injorant i pa shembullt, drejtor te kontrollit te specializuar financiar ne drejtorine e pergjithshme te tatimeve! Vertete pra qe beri " reforme" ne administrate

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      anti25642654censurë

                      budallën mo e pyet se ti tregon vetë gomarllëqet që bën!dhe ky tallashi i vockël por shumë i zhurmshëm na tha një fakt të rëndësishëm!e vërtetoi atë që e dimë të gjithë"rama nuk të pyet kur të emron,e aq më pak kur të shkarkon"!!muk e di si e mendoni ju të tjerët,por po të mos e thoshte brrraçi,unë do thosha "kjo është e futme"!!sidoqoftë,të na rrojë rama se është më i mirë se saliu dhe sidomos se enveri!!të dy këta të fundit ishin lëre mo e pyet!saliu megjithëse të kishte emruar,si e ka emruar rama brraçin,të fuste një dru të mirë nëse i dilje nga binarët!everi,të emronte dhe pas një farë kohe të vriste sepse dyshonte se mund ti zije vëndin!!të na rrojë ish shefi që e emroi për dy vjet zv. shef,dhe martë ditë nga jeta e brraçit dhe të gjithë atyre që e mbështesin!!

                      Përgjigjjuni
                    2. T
                      Toni

                      Keta jane te trashe..po ky zv kryeminister u be ne 2017...pra kishte 3 vjet ps ne pushtet...pra ishte han...o zot

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Demokrati idealist

                        O Shkëmb prej shtufi,po kë do sjellim në pushtet kriminelin sali maloku.Kur të shihni majën e veshit do vij maloku nongrata në pushtet ,pra mos të pres si laraska për koqet e demit.Populli ka një shprehje që vjen nga shekulli XIX në kohën kur Ali pash Tepelena qeveriste në jug të Shqipërisë,por po shqiptarët i prenë kokën në një moment.Populli thotë:”Harro mushkë Valarenë,se Ali pashan e pren”.Edhe saliu të harroj pudhtetin dhe të përgatitet për në burg,tek vëndi i qenit.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje