Eduart Shalsi: E kishe shansin Sali 8 vjet, koha jote ka perënduar tani! Vazhdon mban peng një grup parlamentar dhe një popull opozitar

3 Dhjetor 2024, 11:07Politika TEMA
Eduart Shalsi: E kishe shansin Sali 8 vjet, koha jote ka perënduar tani!

Deputeti i PS-së, Eduart Shalsi ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së Sali Berisha në parlament.

Ai tha se Berisha e ka humbur shansin dhe po mban peng një grup parlamentar dhe një popull opozitar.

“Sali Berisha e kishte gjithë mundësinë që pas disfatës lapidar të 2013 të tërhiqej nga jeta politike dhe t’i hapte udhën dikujt nga ju që në fakt e bëri me Lulin, por siç e bëri ashtu dhe e zhbëri.

Unë e di se ç’mendon për Sali Berishën pjesa më e madhe prej jush. Shikoni historikun politik, jeni vetëm deja vu.

E humbe shansin Sali. E kuptoj dhe marazin, dhe pikëllimin dhe sikletin e madh në moshën tënde kur ballafaqohesh me të vërteta që nuk i mendoje.

Jeni mjaftueshmërisht të zgjuar për ta kuptuar që koha e Saliut ka perënduar njëherë e mirë. E kishte Saliu në dorë dhe minimumin jetik, kishte në dorë dhe të përndjekurit dhe pronarët.

Vazhdon mban peng një grup parlamentar dhe një popull opozitar që ka një nevojë ulëritëse për t’u përfaqësuar. Nuk je më as përfaqësues i tyre dhe i dënuar të vuash largimin nga politika në një mënyrë aspak dinjitoze. Mbetesh një rudiment politik”, deklaroi Shalsi.



3 Komente

  1. Z
    Zagali

    Bravo Shalsi. Mire ja bere Sali qenit. Koha e tij ka perenduar me kohe. Eshte bere gjysh gerrmuq qe leh si qeni plak.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Makiaveli

      Bravo Shalsi ti e ke thene vetë ne do vjedhim me stil ashtu vazhdoni

      Përgjigjjuni
    2. T
      TEATER KRIMINELESH- E XHAMBAZESH

      GJITHE KTO BLA BLA BLA -KTE TEATER TE NDYRE QE BEJN KTO BANDA ANTISHQIPTARE NE PARLAMENT -E PAGUAN TAKSAPAGUESI POPULL - NDERKOHE QE KY POPULL JETON NE MJERIM - KRYEKRIMINELI saleh haMUTI " JEP CFAQJE " MEDIEVE E PARLAMENT DHE SPAK QENDRON KAPS ! DO MJAFTONIN 11 - ATDHETARE SHQIPTARE TE HYNIN BRENDA KTIJ HALEJE PARLAMENT - DHE EKZEKUTONTE TE KEQEN E SHQIPTAREVE - NJIHER E PERGJITHMON NGA KY KANCER PARLAMENT

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje