Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, është shprehur se është kundër një aleance të lidhur fortë mes PD dhe PL.
Çollaku tha në ‘Ditari i Pasdites’ në A2 CNN, se ndarja mes PD dhe PL është e qartë, njëra parti e djathtë dhe tjetra e majtë.
Ai tha gjithashtu se PL (atëherë LSI) ka kontribuar në fuqizimin e pushtetit të kryeministrit Edi Rama, duke përmendur hyrjen në koalicion me PS në vitin 2013, pas trazirave të 21 Janarit.
“Unë nuk mund të bëjë dot gjyqin e Metës. Ajo që më la shije të hidhur është mënyra e arrestimit të Metës. Nuk kam qenë tifoz i një aleance aq të lidhur mes PD dhe LSI. Ne jemi të djathtë, ata janë të majtë. Në qeverisje me PD shpeshherë LSI ka shërbyer, por ka shkaktuar edhe dëme.
Unë nuk harroj që pushtetin e Ramës në 2013 e konsolidoi aleanca me Metën, i cili vetëm 6 muaj pasi PD pagoi një faturë shumë të lartë për 21 janarin, kaloi në krahun tjetër dhe u bë ajo darka e ngjalave atje. Ja kemi parë edhe sherrin atij koalicioni me LSI.
Ne nderojmë 28 nëntorit si festë edhe të Pavarësisë edhe të Çlirimit, ndërsa Meta nuk ka munguar çdo 29 nëntor të shkojë të përulet krah Ramës në varrezat e deshmorëve”, tha Çollaku.
Daten e çlirimit nuk e vendosin bastardet dhe pjellet e bashkepuntorve te nazifashizmit bashk me ballistozogistet , kta nuk kan te drejt te flasin se ishin antishqiptar te ter bashkepuntor te pushtusit , daten e çlirimit e vendosen partizanet fitimtaret e ksaj lufte dhe ata vendosen daten 29 nentor , turpi i mbuloft antishqiptaret qe bejn shqiponjen me duar dhe mbulojn urrejtien qe kan per kombin shqiptar dhe sot e ksaj dite , lavdi deshmorve qe dhan jeten per lirin e atdheut .
Me kete Collakun, tallte sumen Dash Sula para 6 muajsh, e goditi me dosje, ky filloi te qante, u ankua tek Lul Basha. Me e bukura fillon kur te tallet Saliu me listat e hapura, apo te mbyllura. Nga sa shikoj une, vetem Belind Kellici do kandidoje ne listat e hapura, te tjeret duan te fshihen mbas gaxhoit, se drejtperdrejte nuk marrin asnje vote.