"Vetëm dosja e ‘Partizanit’ e dënon Berishën me 10 vite burg", Frrok Çupi: Ja aferat e tjera që do i plasin në SPAK

2 Dhjetor 2024, 13:55Politika TEMA
"Vetëm dosja e ‘Partizanit’ e dënon Berishën me

Analisti i njohur, Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Çupi shprehet se nuk duhet të ketë entuziazëm te avokatët e Sali Berishës dhe deputetë e liderë të rinj të PD, pasi Gjykata e Posaçme (GJKKO) e nxori nga arresti shtëpiak.

Sipas tij, telashet për ish-kryeministrin sapo kanë filluar. Analisti shprehet se vetëm dosja e ‘Partizanit’ e dënon Sali Berishën me 10 vite burg.

Ndërkohë Çupi thotë se dosja tjetër që do i tronditë pozitat e tij është “21 Janari”, me të cilën rrezikon 20 vite burg.

Më pas sipas tij, vjen edhe dosja Tropoja. Nga ana tjetër, ai shprehet se për tragjedinë e “Gërdecit”, Berisha mund të bëjë ‘kurban’ Shkëlzenin. Analisti thotë gjithashtu se ish-presidenti Ilir Meta do të qëndrojë gjatë në qeli.

-Zoti Çupi, si e vlerësoni vendimin e Gjykatës së Posaçme GJKKO) për lirimin e Sali Berishës?

Është një vendim, vendim i një “gjykatësi të vetëm” që liron Sali Berishën nga arresti familjar. Thonë se është edhe i drejtë ligjërisht. Edhe sikur gjykatësi të kishte vendosur ta linte Berishën në “arrest familjar”, prapë i ligjshëm do të ishte. Atëherë çfarë ndodh? Vallë, ligji është me defekte? Edhe mundet. Nuk ka në botë ndonjë ligj që të jetë pa defekte. Bëhet pyetja: Cila është pasoja e vendimit që mori gjykatësi? Ky është thelbi i ligjit dhe i drejtësisë: Si i shërbejnë stabilitetit të vendit, jetës së njeriut, të drejtës, antikorrupsionit, antikrimit…

Vendimi që mori gjykatësi i vetëm i GJKKO-së i prek dhe i dëmton të gjitha këto. Ky vendim ka prekur moralin dhe shpresën e shumicës absolute të popullit, ka cenuar rëndë besimin te drejtësia që po ngrihej pak nga pak. Ky vendim i hyn në shpirt popullit shqiptar dhe e helmon. Ky popull e ka paguar shtrenjtë sjelljen kriminale të Sali Berishës dhe familjes. Me këtë vendim gjyqësor duket se janë ndërruar vendet: krimi mban vendin e nderit, ndërsa drejtësia bie poshtë, në këmbët e krimit. Gjithashtu, ky vendim i shërben një ideje të rrezikshme se “në vendin tonë disa janë të pandëshkueshëm përjetë”. Atëherë nuk ka drejtësi, sipas asaj që mësoi populli prej këtij vendimi.

Ndërsa pyetja tjetër, se “çfarë do të ndodhte sikur gjykatësi të linte në fuqi arrestin familjar?”, nuk ka shumë vend. Do të prekej vetëm një pakicë shumë e vogël, aq sa njerëz rrinë poshtë ballkonit të Berishës. Kaq. Çështja Berisha është çështje shumë e nxehtë; nuk është vetëm çështje e paragrafëve të ligjit. Berisha është shkatërrimtari i jetës së një brezi të tërë, i rrënimit të vendit, i minimit të demokracisë, i bjerrjes së shpresës së popullit për demokraci. Kështu gjykohet, jo sipas interesave të pak-pak njerëzve.


-Ka një entuziazëm tek Sali Berisha dhe mbështetësit e tij pasi Gjykata e Posaçme (GJKKO) e nxori nga arresti shtëpiak. Pra ky vendim po shitet si fitore nga Berisha dhe enturazhi i tij, madje ish-kryeministri e cilëson veten tashmë të pafajshëm dhe të çliruara nga akuzat e Prokurorisë së Posaçme (SPAK)…

E di që ka entuziazëm. Këta që mbartin entuziazëm i përkasin disa kategorive:

O maskarenj që ia fusin thikën pas shpine idhullit të tyre Berishë

O delenxhinj që Berishës i bëjnë qefin me fytyra me maskë gëzimi duke e ditur që nuk ka vend për gëzim.

O budallenj që vërtet mendojnë se kaq ishte.

Besoj se avokatët e tij dhe deputetë e liderë të rinj të PD hyjnë në grupin e delenxhinjve që venë maska gëzimi, por e dinë se po mashtrojnë dhe nga ana tjetër presin paga të majme për vete. Nuk ka vend për asnjë pikë entuziazmi. Dënimi ligjor i Berishës do të jetë ai që ndodhet në dosjen e tij ose në realitetin e përdhunuar prej tij. GJKKO është bërë gati për të bërë gjyqin, ku Berisha parashikohet më shumë se 10 vjet burgim. Vetëm për Klubin Partizani. Pas kësaj po vjen dosja e ‘21 Janarit’ ku Berisha është i akuzuari kryesor. Kjo është çfarë është, mund të jetë 20 vjet burg. Pas kësaj dosja e ‘Tropojës’ e titulluar ‘Haklaj’, edhe kjo me dhjetëra vite burg. Atëherë ku qenka entuziazmi i Berishës dhe rrethit të tij? Po të besosh teoritë konspirative, del që Berisha u la i lirë nga arresti shtëpiak për arsye se gjatë kësaj kohe do të arrestohet i biri, e bija e ndoshta edhe e shoqja. I bie që Berisha të ngushëllohet duke e lënë të lirë nga arresti shtëpiak.

-Berisha po tregon se ka standard të dyfishtë. Para se të merret vendimin GJKKO, ai e sulmonte drejtësinë e re, ndërkohë që tani ai përshëndet gjyqtaren që e nxori nga izolimi. Si ju duket kjo kthim pllake nga ana e tij?

Po nuk i vihet re tanimë ‘standardi i dyfishtë’ Berishës. Ai i mjerë, që nuk ia di hallin vetes, s’ mund të gjykohet më për dy e tre standarde. Ai mund të bëjë çfarë nuk bën njeri, dhe po e bën. Del në majë të pallatit e ulërin, mbledh ca mbetje njerëzore poshtë ballkonit dhe një ditë mos u çudisni kur tu bëjë pi-pi-në. Gënjen, mashtron, shan, shpif, sulmon, ha turpin me bukë… Ky quhet standard i dyfishtë? Kështu është në fakt. Por Berisha ka bërë të njëjtën gjë edhe kur ka qenë në krye të shtetit. Është njeriu më i pa virtytshëm që ka krijuar perëndia.

-Si mendoni, çfarë ndikimi ka vendimi i GJKKO-së mbi imazhin politik të Sali Berishës dhe partisë së tij?

Imazhi politik i Berishës? Ky imazh është bërë blozë e baltë tashmë. Njerëzit kanë kuptuar se si i mashtroi, si i la pa prona, si i vodhi, si e shkatërroi vendin, si bëri piramidat financiare, si ngrehu luftën mes shqiptarësh dhe krahinash, si e shiti interesin e vendit sa te Millosheviçi edhe të grekët. Më në fund doli lakuriq para botës si njeri që nuk kurseu as fëmijët e tij por i bëri hajdutë dhe kriminalë. Mendo një baba që vuri para si parzmore dhe si jastëk trupat e fëmijëve e të gruas. Tani të gjithë para Drejtësisë. Po çfarë interesi politik të themi? E shikoni, askush nuk ia hedh sytë më, veç ata të korruptuarit dhe budallenjtë e tij.

-Pavarësisht lirimit të tij, Sali Berisha është nën hetim për ngjarjet e “21 Janarit” dhe dosjen e “Gërdecit”. Si e shihni mundësinë që ai të mbahet përgjegjës për këto ngjarje? 

Në qoftë se je kryeministër dhe i jep urdhër Gardës që të qëllojë mbi trupat e njerëzve që protestojnë në oborr, a nuk je përgjegjës?


Në qoftë se komandanti i Gardës heziton të zbatojë urdhrin, dhe ti si kryeministër e thërret komandantin në zyrë, halabakët e tu e rrahin dhe i nxijnë sytë, a nuk mbahesh përgjegjës? Po nëse ti si kryeministër nuk pranon asnjë urdhër të prokurorisë për të hetuar krimin e vrasjes në oborrin e kryeministrisë, a nuk je përgjegjës? Po nëse del para popullit dhe e quan prokuroren e Republikës ‘një lavire të bulevardit”, me qëllim që ta neutralizosh në detyrë, a nuk mbahesh përgjegjës? Po nëse, ti si kryeministër, luan të gjithë gurët që të ka dhënë posti i lartë për të fshehur dhe manipuluar provat e vrasjes, dhe i manipulon, vallë a mbahesh përgjegjës?

Për Gërdecin:

A e ngrite fabrikën e vdekjes si biznes familjar dhe ia vure në dorë djalit, Shkëlzen? A nuk qenke përgjegjës? Po nëse biznesi i familjes tënde, thuajse i pa ligjshëm totalisht, vret 27 jetë njerëzore, a nuk je ti përgjegjës? Me siguri, Berisha do të përpiqet t’ia lërë në kurriz të birit dhe vetë të dalë me ‘duar të pastra’.

-Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po hetohen nga SPAK. Si ju duket ky vendim dhe a mendoni se duhet te japin llogari për aferat që dyshohet se janë përfshirë?

Kur të dalë Iliri nga burgu ku ndodhet, mjekra do t’i jetë bërë dy ose tre metra. Duke dhënë llogari do t’i bëhet kështu, jo duke gjurmuar ‘ujëra të kaltra e male të larta’.

-Ndërkohë izolimi në qeli duket se ka terrorizuar Ilir Metën. Edhe pse mburrej se ishte si Avni Rustemi dhe Mit Sokoli, ish-presidenti u ka bërë thirrje komitave të tij në Partinë e Lirisë të nisin rebelimin ndaj SPAK-ut, pasi sipas tij, ai është i pafajshëm. Keni një koment?

Edhe Haxhi Qamili në vitin 1914 bëri thuajse kështu. Ngriti më këmbë ca krahina në Shqipëri dhe tentoi të fshije vendimin e Ismail Qemalit për Pavarësi. Qëllimi ishte ta kthente Shqipërinë prapë me Otomaninë dhe Islamizmin. Shkoi edhe në Vlorë ku shpalli ‘ qeverinë e tarikatit”. Vetëm dy vjet pas qeverisë se Ismail Qemlit që e kishin njohur fuqitë e Perëndimit. Po kush e mban mend qeverinë e tarikatit? Askush! Edhe Meta e Berisha kërcënojnë se do të përmbysin qeveritë e Perëndimit duke eliminuar SPAK. Edhe këta bëjnë si heronj me qëllim që të manipulojnë disa budallenj. Kot fare.

-Si Ilir Meta, ashtu edhe Sali Berisha vijojnë sulmet ndaj SPAK. Si ju duket kjo strategji e tyre dhe a mendoni se prokurorët dhe gjyqtarët specialë ndihen të kërcënuar?

Ata prokurorë e gjyqtarë që ndihen të kërcënuar nga krimi, dmth., nga Berisha dhe Meta, le të lënë detyrën. Madje as e meritojnë të qëndrojnë në atë detyrë. Ata janë pikërisht për të mbrojtur Republikën dhe vetë individin nga këta fajtorë të mëdhenj të krimit. Ne qytetarët e Shqipërisë nuk do të shtrojmë trëndafila për prokurorët e gjykatësit, por kërkojmë Drejtësinë prej ‘shpatës’ së tyre. E dimë se jemi në një gjendje shumë të vështirë. Të dy ish presidentët na kanë marrë pasurinë publike dhe me këtë pasuri po paguajnë vrasës, gjykatës, prokurorë, deputetë, zjarrvënës, gazetarë… Këtu po ndahemi nga historia e keqe.

12 Komente

  1. M
    Munika

    Ka marre fund ky vend qe e sell rrotull nje kufome 80 vjecare

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli mund te votoje mbylljen e Sapkut

      Spak kot frigohet, po e lane rrugeve kriminelin Sali, ai mot fiton zgjedhjet me bdihmen e Rames, e te gjithe Sakun do ta fut ne burg sepse i vjen rradha saliut e rames te hakmerren. Usa e Trump vetem do ti bekon per fitoren. Spak po e lodh tejmase popullin, krimet bejne muuuuuuuu por Spak nuk i sheh. Dosjet me nga 5,000 faqe vetem se e vrasin drejtesine qe ne presim. Drejtesi e vonuar eshte padrejtesi.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me prokurë të posaçme

        ????????Frrok!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli eshte i lodhur cfare te beje !

          Vetem ata qe sju punon truri ose per Interesa personale bejne sikur nuk e kutpojne... Penecilina qe ne fillim te vieteve 90 nuk duhej te perziej me Politike ! duke qene nje ish komunist fanatik......por kjo futja ne Politike e tije ishte vetem Urdher nga Spiunazhi Serb dhe ruse per Stabilizimin e shqiperise...! gje qe e Realizoje me perpikmeri....deri ne zhdukjen dhe vrasjet e mbi 3000 njerezve te fajshem, ( njeri me tjetrin ) dhe te pafajshem qe u vrane ne Emer te nje grupi tradhtaresh.....ky do denohet as qe behet fjale fare....dhe shpirt do te jape ne burg si kriminel i burgosur....edhe Ai tjetri tri i pazarit te ri.....kure te dali nga burgu , i duhen vetem pamperset per tia siguruar Femijet e tije...se per tjeter gje ka mare fund.....edhe pasurite do ti meren.....pastaj ka dhe shume bishta te tjere, rrjete te tejra qe perseri drejtesia e re SPAK do meret.....deri sa te vehet Rendi dhe qehtesia dhe korrupsioni te mos funksionoje me .....dhe e gjithe shqiperia do vazhdoje jeten duke i permiresuar cdo vite , mire e me mire.....do behen mrekullira.....lum Rinia qe do ta perjetoje jeten e lumtur....

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli eshte i lodhur cfare te beje !

            Vetem ata qe sju punon truri ose per Interesa personale bejne sikur nuk e kutpojne... Penecilina qe ne fillim te vieteve 90 nuk duhej te perziej me Politike ! duke qene nje ish komunist fanatik......por kjo futja ne Politike e tije ishte vetem Urdher nga Spiunazhi Serb dhe ruse per Stabilizimin e shqiperise...! gje qe e Realizoje me perpikmeri....deri ne zhdukjen dhe vrasjet e mbi 3000 njerezve te fajshem, ( njeri me tjetrin ) dhe te pafajshem qe u vrane ne Emer te nje grupi tradhtaresh.....ky do denohet as qe behet fjale fare....dhe shpirt do te jape ne burg si kriminel i burgosur....edhe Ai tjetri tri i pazarit te ri.....kure te dali nga burgu , i duhen vetem pamperset per tia siguruar Femijet e tije...se per tjeter gje ka mare fund.....edhe pasurite do ti meren.....pastaj ka dhe shume bishta te tjere, rrjete te tejra qe perseri drejtesia e re SPAK do meret.....deri sa te vehet Rendi dhe qehtesia dhe korrupsioni te mos funksionoje me .....dhe e gjithe shqiperia do vazhdoje jeten duke i permiresuar cdo vite , mire e me mire.....do behen mrekullira.....lum Rinia qe do ta perjetoje jeten e lumtur....

            Përgjigjjuni
            1. M
              Me prokurë të posaçme

              Google, për intervistën e Frrokut, nga komenti im, simbolet apo logot, "bravo" dhe "duartokitje", gabimisht, janë përcjellë me ????.

              Përgjigjjuni
              1. P
                PePiAMi

                Shumë i sakt

                Përgjigjjuni
                1. Çati

                  Sakt

                  Përgjigjjuni
                  1. u
                    une

                    Analisti Cupi eshte me i madhi nder analistet e analistikes shqiptare dhe me gjere. Pas te ndjerit A,Stefani qe dha shpirtin ne lufte me Berishen, eshte ky kolos i analizes politike qe me fakte, me prova , me dokumente dhe duke qene edhe vete deshmitar pasi ka qene ne krah te Berishes per shume vite, po i kall daten non-grates dhe ndjekesve te tij. Po te kishin prokuroret e SPAK,aftesine, mprehtesine, guximin e dhe antiberishizmin e paekuivok te Frrokut, atehere non-grata jo vetem nuk do zbriste nga kati i 8-te por do ta merrnin me dron e ta conin ne burg te ngjashem me Alkatrazin. Shqiperia ka nevoje per analiste te guzimshem e vizionar si Frroku. Aferim.

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      J. P. Papin

                      Dapi, Dupi, Çapi, Çupi..... Zagar gjahu plak, qenke bërë edhe gjykatës tani?

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lefter Muriqi

                        Shume i nderuare Z. Cupi! I lexoj me kujdes artikujt e tu! Parimisht ke shume tre drejte, por me Berishen nuk do te ndodhe asgje, prandaj nuk duhet te krijohen gjasa sikur ku kryespiun, ky kryebandit, ky kryeshkaterrues i cdo gjene ne Shqiperi, do te denohet! Jo vetem qe nuk do te denohet, por ai po pergatitet per kryeminister ne maj te vitit 2025! Perse, sepse ai tani e tutje do te ndjeke rrugen e Trumpit ne Amerike, sulm kunder drejtesise, sulm kunder godines ku do te zhvillohen zgjedhjet, do te pengoje zhvillimin nmormal te zgjedhjeve, dhge ne fund do te beje grushtin e dyte te shtetit, sikurse beri ne vitin '98!

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mondi

                          Brava Frok Çupi analize reale , e sakte , e drejte dhe guximtare. Kush porokuror apo gjykates i SPAK qe ka frike le te dorehiqet sa me pare. Spak dhe GJKKO te bejne detyren dhe ti nxjerin perpara drejtesise te gjithe hajdutet dhe kriminelet. Vtem atehere do te regullohet ky vend por edhe tu konfiskohet cdo pasuri dhe cdo lek i vjedhur nga leket tona

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje