Protestat e opozitës, Koçi: PD-ja e ka pasion dhunën, e ka bërë edhe kur ka qenë në pushtet!

1 Dhjetor 2024, 20:38Politika TEMA
Protestat e opozitës, Koçi: PD-ja e ka pasion dhunën, e ka

Deputeti i PS, deklaroi ne A2 se PD-ja e ka pasion dhunën, duke theksuar këtu se edhe kur është në opozitë edhe kur është në pushtet ka të njëjtën natyre.

“PD çdo vit gjen ndonjë sebep për të organizuar aksione me natyrë të dhunshme. Kjo ka ndodhur edhe me Bashën, por edhe me Berishën. PD-ja e ka pasion dhunën dhe këtë e ka treguar edhe në të kaluarën. Sikur është në opozitë dhe në pushtet ka të njëjtën natyre”, tha Koçi në A2.

Por si mund të ishte një protestë model sipas zotit Koçi? “Grumbullim i madh me shumë njerëz. Problemi këtu është se partitë politike synimet e tyre nuk mund ti realizojnë përmes protestave dhe dhunës”.

Ndërkohë, Petro Koçi theksoi se nuk i trembet dhunës së opozitës sepse, sipas tij shteti është konsoliduar, policia është konsoliduar.

2 Komente

  1. M
    Munika

    Vetem kaq?! PD eshte parti terroristo-fashiste qe duhet nxjerre jashte ligjit. Por ju s'keni bythe per pune te tilla, derisa nje kufome 80 vjecare ju ben te flisni me vete.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Kur ripjellja kerkon te ngreje pak pluhur, nxjerr kete eunukun e vet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje