Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë, që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e misionit diplomatik të Shqipërisë në Bruksel.
Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë fton diplomatët dhe profesionistët e rinj të marrëdhënieve ndërkombëtare që të kontribuojnë në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Mirëmëngjes dhe me thirrjen publike për të gjithë diplomatët e profesionistët e rinj të marrëdhënieve ndërkombëtare në vend apo ata jashtë vendit, të cilët janë angazhuar me institucione ndërkombëtare, për të aplikuar dhe konkuruar për t’u bërë pjesë e #TeamAlbania4EU në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, ku përfaqësia jonë do të rritet në numër e në ekspertizë, ju uroj të gjithëve të diel të paqtë”, shkruan Rama në Facebook.
Intelektuale shqiptare. shndrrohuni ne cingije dhe hidheni vallen reth shallvare zeza, te nje piktori te semure keq mbas vetes, semundje qe vazhdon ti agravohet keq, duke e pesuar keq ky vend!