Nga Ylli Pata
Vendimi i GJKKO-së, edhe pse është sjellë si një akt procedurial, ka sjellë një impakt poltik të fuqishëm ë terren.
Një impakt politik shumëdimensional, që do të ketë pasoja, por më shumë zhvillime politike drejt zgjedhjeve parlamentare por jo vetëm.
Ai akt, ka krijuar një traumë të rëndë në një pjësë të madhe të publikut, se një i akuzuar ppër në vepër korrupsioni të llahtarshme, mund të jetë në liri, mund të drejtojë parti e bëjë propagandë, vetëm se e ka mundësinë ta bëjë një gjë të tillë.
E pikërisht ky standard i vendosur ka krijuar një brengë, një traumë, se kemi të bëjmë me një qëndrim thuajse politik të drejtësisë së re.
E me hapjen e këtij kapitulli të ri, ka shumë gjasa që ka humbur ai perceptimi se kemi të bëjmë me një grup apo organ “spartan” që nuk ndikohet nga klima e jashtme, por vetëm shikon drejt.
Në rastin e Sali Berishës, është parë më shumë se drejt. Kur kemi të bëjmë me një rast korrupsioni të shkallës së parë, të provuar në më shumë se 500 faqe të argumentuara.
Në radhë të parë, ai publik që është traumatizuar nga lirimi i Sali Berishës, nuk do ta mund ta gëlltisë siç ka bërë deri tani që një zyrtar të së majtës ta rrastë brenda qoftë edhe me një dyshim apo akuzë për shpërdorim detyre. Ke nxjerr jashtë një kryeministër që i dha vajzës së vet një llokëm të artë të Tiranës!
Nejse përjashto frustrimin e të majtëve për lirimin e Berishës, kemi entuziazmin e mbështetësve të doktorit për këtë akt. Që nuk janë kursyer, qoftë spontan apo i dirigjuar. Por në fund, janë qëndrime palësh. Mbështetësit e doktorit e konsiderojnë zbritjen nga kati i tetë si pafajësi edhe pse nuk është e tillë.
Por si perceptim ashtu është marrë. E në zgjedhjet duket se do të përplaset sërish brenga për të paprekshmit që sido që të jetë e gjejnë një artific ligjor, kurse ca të tjerë që edhe mund të jenë të përfshirë në afera, nuk mund e nuk kanë pse të thehen në armë politike kundër një pjese politike që e ka sjellë këtë drejtësi të re.
Ndaj liria e Berishës ka shumë gjasa që të kthehet në një argument politik më shumë se juridic në fushatën e zgjedhjeve, ku nga ana tjetër është edhe precedent.
Sepse Ilir Meta, sot më shumë se dje kërkon që të jetë i lirë, edhe pse akuzohet gjithashtu për vepra të rënda. Natyrisht që kemi të bëjmë me një zhvillim procedurial e juridic që duhet të mësohemi, ku masat e sigurisë, gjykimi e më pas vendimet që kanë shkallët e tyre, nuk duhen future në luftën politike.
Por ndërkaq, e kanë bërë, zbitjen e Berishës nga kati i tetë po na e shesin si një prelude pafajësie, megjithëse nuk është aspak e vërtetë. Por pikërisht kjo do të sjellë reaksionin final, madje edhe më final që ka ndodhur deri tani kundër të paprekshmëve. E thonë edhe sondazhet…
Shume analize e sakte, serioze dhe e paanshme.
Ki pak respekt per veten merr rrogen dhe mos bej moral se le namë Berisha Berisha!! Ka jetë përtej nje plaku 80 vjeçar që me zor ngrihet në këmbë Palo burrë i thua vetes gazetar. Ke 1000 probleme për të shkruar, ekonomia rruget çmimi i naftës produkteve ushqimore etj bq lushishteje vetem Saliu saliuu
Sa keq te vjen per skizofrenin ose je corbellupites ose toke xanun ose dhrahmemarres because po te mos kishe marre pronat tende nuk do te flisnje keshtu!
Drejtesia duhet ti dale zot Shqiperise e jo ketyre hale partive. Ajo eshte pergjegjesja .e e maxhe e situated ne vend.
Po shurren ku do e bej ky komunist i qelbur,tani qe e nxoren nga halja,si do ja bej muli me vokshin qe i ndrojne pampersat
Aferim oj Pate bravo te qofte! Na tregove te gjitheve se ku banon Saliu - ne katin e 8-te te nje pallati ne Tirane! Tani per ta bere te besueshme edhe "pavaresine" tende, dil e na trego edhe se ku banon Edi Rama Kryeministri aktual. Ndonje foto te asaj ''gjese" tij ndertuar me vetem 3000 Euro pra...
Nëse Ramës i është mërzitur detyra e Kryeministrit, nuk është inteligjente nga ana e tijë dhe për të mirën e vëndit që stafetën t' ja kaloj një futbollisti veteran si Berisha.Sot si në PS, po dhe nga opozita, ka të tjerë që duhet të udhëheqin politikën më mirë dhe sigurt.
Shume e sakte ,ky eshte njeriu qe shkateroi vendin mbi te gjitha,vrasje shkaterime vjedhje,ky duhet te varet nga kembet.Ajo gjyqtare qe e liroi nuk eshte gjyqtare,vetingu duhet te veproje,nuk mund te lirohet ky njeri me gjithe keto vepra te renda penale.Nuk e di po me doli perpara ajo gjyqtare se e njoh do ta peshty se eshte bere e peshtire.!!
Zbritsh sa më parë 8 kate nën dhe
Nuk arrita ta lexoj krejt artikullin, shumë gabime drejtshkrimore, sintaksore, simantikore, etj. Shkrimi nuk e kalon testin e gjuhës shqipe (ashtu si pjesa dërrmuese e artikujve të sotëm). Duhet urgjentisht një ligj kushtetues për ruajtjen dhe drejtshkrimin e gjuhës shqipe.