VIDEO/ Rama: Një tragjedi përdoret si material për të bërë konfuzion

30 Nëntor 2024, 13:10Politika TEMA
VIDEO/ Rama: Një tragjedi përdoret si  material për të

Gjatë takimit të radhës me prindërit në lidhje me shqetësimin e ngritur nga rrjetet sociale dhe impaktin e tyre tek fëmijët dhe adoleshentët, Kryeministri Rama ka vënë në dukje edhe përdorimin që iu bë tragjedisë së vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pak ditë më parë, për qëllime politike, por edhe për të krijuar konfuzion tek qytetarët.

Rama: Është një tragjedi, është marrë dhe vijon akoma përdoret si material, të gjejmë material për të bërë sa më shumë konfuzion në trurin e njerëzve me qëllimin për interes politik luftë për pushtet ose biznes mediatik, të krijoj audiencë sa më shumë, të mbledh sa më shumë njerëz duke treguar të rrëfej në mënyrë katastrofike që filmi të mbajë njerëzit pas ekranit, dalin bëjnë histori, gjatë këtyre ditëve është stimuluar ndjenjë e madhe pasigurie a thua se këtu në shkolla fëmijët shkojnë e s’dihet a s’kthehen, që nuk është rasti në aspektin e sigurisë, nëse dëgjoni të gjithë të huajt, apo shqiptarët Shqipëria është një nga vendet më të sigurta, çfarë ndodh mes grupesh kriminale s’ka lidhje me qytetarin, një nga vendet më të sigurta, një nga arsyet kryesore pse turistët pëlqejnë Shqipërinë. Në Londër nuk ecet dot në rrugë nëse ke një orë me një vlerë të caktuar, nëse ke një çantë të shtrenjtë në krah.

1 Komente

  1. R
    Rama te flase sy me sy me popullin, jo me podkaste

    Rama, mos derdellis kot. Thuaj vetem se keto fenomene jane pjese e demokracise, shih si vriten femijet neper shkolla ne Usa, por edhe ne vende te tjera, dhe opozita nuk meret me Ministrin e Arsimit per kete fenomen. Por me e rendesishme eshte qe ju z.Rama ti rioerserisni perdite Saliut dhe PD-se sa u vrane nga Saliu ne 1997, plot femije e te rinj mes tyre. Po ne gerdec sa femije u vrane?! Pse i haron Rama keto? Mos i ka filluar semundja e hareses? Para podcasteve, Rama te mbledhe popullin ne bashkebisedime ne cdo qytet e lokalitet ku te spjegoje thjesht pse jane shtuar fenomenet e padeshiruara ne shoqerite postmoderne demokratike. Tu shpjegoje se edhe PS di te beje populizem, por jo te kaloje ne mashtrime e premtime te llojit te Saliut. Rama fol pse Saliu e quajti pune te Zotit lirimin e tij nga izolimin ne shtepi?! Te na thote cfare mendojne mjeket psikiater per semundjen mendore te Berishes. Ne e dime qe ai eshte psikopat, por nuk kuptojme si Rama pranon qe Saliu te nxjerre nga goja tere felliqesirat e mundeshme, dhe ai nuk i pergjigjet nganjegere me te njejten monedhe. Kjo eshte arsyeja ose Rama duket oara popullit te djathte (gjoja) i dobet dhe i frikesuar nga Saliu.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje