Analisti Fitim Zekthi, ka folur lidhur me gjendjen e politikës në vend pas lirimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Duhet ta themi këtë, që për Sali Berishën dhe për PD-në për fat shumë të keq, SPAK-u konsiderohet armiku i tyre kryesor, konsiderohet si instrument”, tha analisti.
“Kemi një klasë politike plotësisht të papërgjegjshme. Egoiste është pak, këta janë klasë politike epshore. Këta kanë epsh për pushtet dhe këta udhqhiqen vetëm nga epshi për pushtet. Këta nuk udhëhiqen nga parimet për fat të keq.
Mbështetësit e PD janë ndjerë të ekzaltuar që lideri doli, por më shumë se sa fakti që lideri doli të ekzaltuar që e drejta fitoi, të ekzaltuar që ne e mundëm SPAK-un, ne e mundëm sistemin. Që sistemi na ngriti ne një kurth politik, na bëri një lojë politike e ku di unë, një padrejtësi dhe ne e mundëm. Kjo prodhon një lloj entusiazmi,një lloj besimi që ne do fitojmë, do i mundim, ata që janë kundërshtarët tanë, në këtë rast SPAK-u.
Duhet ta themi këtë, që për Sali Berishën dhe për PD-në për fat shumë të keq, SPAK-u konsiderohet armiku i tyre kryesor, konsiderohet si instrument.
Kam qenë një ndër ata njerëz që e kam mbrojtur dhe e kam thënë, lirimin e Sali Berishës nga masa “arrest në shtëpi” do duhej dhe shyqyr që ndodhi e ai të kthehej tek salia e PD-së, të drejtonte opozitën.
Kjo se, për dy gjëra. Në radhë të parë do krijonte një moment normal politik sepse ktyetari i opozitës duhej të ishte fizikisht dhe e dyta, do krijonte një moment normal në kuptimin juridik të fjalës, sepse duke qenë se nuk ka nevojë për këtë masë sigurie, atëhere pse të ketë masë sigurie. Le të lirohet nga masa e sigurisë, e kjo gjë ndodhi.
Por ka një gjë në vetvete, ka një përgjegjësi më të lartë, më të shtuar të Sali Berishës dhe PD-së për të mundur Ramën, sepse kjo PD, ose Sali Berisha, e ka nisur levizjen për të marrë PD-në dhe për të drejtuar PD-në në vjeshtën e 2021 me pretendimin se kjo parti u shit dhe u tradhtua nga Lulzim Basha, edhe i vetmi njeri që e mund Ramën, i vetmi njeri që e bën Ramën të dridhet dhe që e bën PD-në më të madhe e më të fortë është Sali Berisha.
Personalisht mendoj se PD është në një provë zjarri.
Berisha duhet të provojë se ai mund Ramën, s’ka shpjegim tjetër. Të provojë se gjithë kjo që bëri 3 vite e bëri se e do Shqipërinë dhe jo sepse kishte interesa personale”, tha ai për News 24.
Armiku kryesor dhe me i madh per shqiptaret ka qene dhe mbetet korrupsioni. Eshte me i keq se cilido pushtues, kete duhet ta kuptojne mire. N.q.s. nuk kane kuptuar kete, nuk kane kuptuar asgje nga demokracia liberale perendimore. Ato parullat "E duam Shqiperine si Europa", pa lufte kunder korrupsionit, tingellojne boshe, jane per te shpelare gojen. Nuk eshte dhe nuk mund te jete "armik" kush lufton korrupsionin, armik eshte ai qe e ka bere dhe e ben. Shqiptaret duhet ta kuptojne se pa luftuar korrupsionin dhe bandat kriminale qe lulezojne nen ombrellen e te korruptuarve, jane te mbaruar, te vdekur te pakallur. Cilido qe ka bere korrupsion duke u pasuruar ne menyre te paligjshme ne kurriz te shqiptareve duhet te pergjigjet ne bangon e te akuzuarve, kush e lufton ate me ligje, fakte, prova duhet te konsiderohet nga shqiptaret, hero.
Asnjë politikan nuk ka ikur me vullnetin e tij perveç Fatos Nanos
Po i gjati per se e ben luften politike? Per fytyren tende prej bythelepires i pushtetit te hajnave te ripjelljes? Ik mor kar zhduku!
Flasim pak per Berishën ne keto dite festash se gjate vitit nuk ia degjojme fare emrin. Jeni te fiksuar dhe aspak ne sherbim te komunitetit per te zbuluar kancerin korrupsion.
Je ne metro?? Këta i shërbejnë korrupsionit
Ue ç'na e ngrefe andrallin or ti me kete artikull....lexova titullin dhe po shifja gruan ngultas te Moza(ashtu ja kena vu emrin). Po hante gogozhare dhe desh ma hodhi kavanozin n'kok. Vajta n'banjo i rashe me dore se keq e kisha punen.