VIDEO/ 80-vjetori i Çlirimit: Krerët e shtetit, homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”

29 Nëntor 2024, 10:40Politika TEMA
VIDEO/ 80-vjetori i Çlirimit: Krerët e shtetit, homazhe te

Me rastin e 80-vjetorit të  Çlirimit të Shqipërisë, krerët më të lartë të shtetit zhvilluan homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve”

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, si dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, së bashku me figura të tjera të politikës, vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Në 80-vjetorin e Çlirimit janë nderuar dhe përkujtuar të gjithë heronjtë që luftuan për Shqipërinë e lirë.

Monumenti “Nëna Shqipëri” është një statujë e rëndësishme dhe simbolike, e cila përfaqëson nderimin dhe kujtimin e dëshmorëve të atdheut që kanë luftuar dhe sakrifikuar për lirinë e Shqipërisë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Monumenti u ngrit pas Luftës së Dytë Botërore dhe ka një rëndësi të veçantë në histori, pasi përmes tij kujtohet periudha e okupimeve të huaja që kaloi Shqipëria, fillimisht nën pushtimin italian prej 7 prillit 1939, dhe më pas nën pushtimin gjerman pas kapitullimit të Italisë në vitin 1943. Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë luajti një rol të rëndësishëm në çlirimin e vendit, dhe në 29 nëntor 1944, Shqipëria shpalli çlirimin e saj me fitoren e forcave nacionalçlirimtare.

 

6 Komente

  1. r
    robi

    Alimadhi , Uran Butka autori i shpikjes se fameshme te luftes civile ne Shqiperi gjate luftes na-cl, rast unikal kur historia e njerzmit nuk njeh asnje rast ne planet gjate mijra viteve deri sot qe ne nje vend te pushtuar te behet lufte civile(po ja teologu i pulave te ballisteve Uran Butka e ke bere dhe ai nje *zbulim * historik, sot do vajtojne ne kete dite se jane njerzit qe tradhetuan interesat e kombit, u bashkuan me pushtuesin dhe braktisen vendin ne diten e clirimit.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nji grup patriotësh, prej 4 miljon personash.

      Pt'huuu hajdutë, pt'huuuu kamunista, keni shkuar tek vendi që ju e quani varreat e deshmorve, dhe aty keni bërë një krim të madh moral. Jeni perkulur, perpara varreve të atyre kamunistave fanatik, që vranë dhe prenë miqt tanë të ngushtë, Italianët dhe Gjermanët, që ne (familjet tona) demokratë i kishin ftuar si miq në shtepinë tonë, Shqiperinë. Ata ishin miqt tanë, ata kishin ardhur për të mbjellur demokracinë në Shqypni, dhe keta shkerdhatat që pushojnë në varret e Saukut, i prenë në besë në shtepinë tonë Shqiptare. Ju kamunistat që keni shtetin në dorë sot, keni bërë një dy krime të tmerrshëme sot : 1- Keni shkuar tek ato varre për të vënë buqeta me lule tek kamunistat, dhe keni kaluar pa e hedhur asnjë shikim dhe pa i qirë në rrush dhe pa vendosur nji buqetë gjigande në varrin e heroit kombetar, atij që na solli damkokracinë i cili u flijua dhe ra në fushë të betejës me allti në dorë, per konsolidimin e damkokracisë në mes të Tiranës, gjigandi Azem Hankari. Kjo asht e padurushme per neve 300 miljon Shqiptarët demokrato-dumbabista. Krimi i dytë, që keni bërë o kamunista, është mos-ftesa zyrtare dhe me eskortë nderi të gjigandit, liberatorit dhe varrmihsit të Enverit, Kadriut, Mehmetit dhe Ramizit, i cili, me 35 petrita nga Mamurrasi-Kavaja dhe Trapoja, nën-udhëheqjen e heroit tonë kombetar, Azem Hankarit, e rrezoj diktaturen dhe na sollën damkokracinë. Turp të kijesh z. Edvin, djali i xhelatit Kristaq, i cili ka vrarë gjatë luftës mbi 350.000 Italian dhe Gjerman të pa-fajshëm.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari I thjeshte

        Lavdi te perjeteshme deshmoreve te Atdheut

        Përgjigjjuni
        1. K
          KOMUNISTI

          ANTIKOMUNISTET shkojne ne varrezat e deshmoreve te LUFTES Nacl per ti bre homazhe KOMUNISTEVE dhe atyre qe shkuan pas KOMUNISTEVE.

          Përgjigjjuni
          1. U
            UNE KATUNDARI ME PAK SHKOLLE

            RAMA shkon per te pare njehere ne vit monumenti NENE SHQIPERI per te kujtuar Babane e tij KRISTAQIN.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drini I bardhe e I zi bashke.

              Une sot do te kujtoja edhe ata partizane te huaj qe jane vrare ne rradhet e partizaneve ne lufte me nazifashistet .Kam te dokumentuara dy raste, i pari eshte Luigi ose Liçi sic i thirrnin partizanet e Dumrese dhe tjetri eshte nje gjerman qe e pershkruan nj mjek italian imbetur ne Shqiperi ne librin e tij "Ne malet e Golikut" I lavdishem eshte edhe kujtimi i tyre.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje