Roland Bejko: Berisha s’ka fituar asgjë me lirimin. Ka një parti të izoluar dhe më pak njerëz

29 Nëntor 2024, 12:03Politika TEMA
Roland Bejko: Berisha s’ka fituar asgjë me lirimin. Ka një parti

Roland Bejko thotë se me lirimin nga arrest shtëpie, Berisha nuk fiton asgjë, pasi ka të njëjtën parti sa një vit më parë, por më të izoluar dhe me më pak njerëz.

Sipas Bejkos mosbindja civile e Berishës u katandis me 50 veta, pasi qytetarët kuptuan që ai betejën e ka për interesa personale, dhe jo për partinë. 

“Them se ai që humbi në radhë të parë është vet z.Berisha. Duket sikur ka fituar, por s’ka fituar asgjë, janë në pikën e nisjes, ku kanë qenë një vit më parë. Ai zgjodhi të bëhet ‘martir’, ta interpretonte veten si i burgosur politik, mendoi se do i mblidheshin më shumë njerëz dhe do diskretitonte më shumë drejtësinë dhe Ramën.

Berisha është mjeshtër i alibive, unë e njoh mirë. Nga alibitë ai gjen zgjidhje për të vazhduar më tej. Ai do të duhet të mbajë premtimin në kohën që e mori PD-në dhunshëm, që ai tha do e rrëzojë Ramën, nuk e bëri për 6 muaj, provoi me revolucionin dështoi, provoi me mosbindjen civile dështoi. Mosbindja civile u katandis me 50 vetë, më shumë kishte deputetë se sa qytetarë.

Berisha s’ka fituar asgjë, sepse ka të njëjtën parti dhe më pak njerëz, sepse e kanë parë qytetarët se gjithë betejën se ka për partinë, por për interesat personale. Gjykimi do vazhdojë si të ishte me arrest shtëpie, si të jetë jashtë, madje u lirua me pretekstin që nuk ndikon më te provat. Është bërë gabim që s’është parashikuar që Berisha mund të ndikojë te çështje të tjera si 21 janari, Gërdeci, CEZ-DIA, prandaj me të drejtë SPAK-u thotë që do bëjë ankimim”, tha ai për MCN TV.

Ai thotë se Rama nuk ka ndikuar në vendimin e drejtësisë, sepse sipas tij drejtësia nuk varet nga Rama.

“Unë mendoj që Rama po të jetë ‘smart’ dhe të mos e ketë frikë Berishën t’ia japë qeverinë teknike, sepse Berisha nuk mund të bëhet kryeministër i Shqipërisë duke qenë non grata”, u shpreh Bejko.

Bejko thekson se dosja për shpalljen e Berishës non grata ka filluar në kohën e Trump-it. Sipas tij opozitën në izolim e ka futur Berisha. 

4 Komente

  1. a
    astrit

    Bejko mos u mer se ç'ben e llafos Berisha, por fute trurin ne pune dhe bashkohuni ju si kundershtar te berishizmit ne nje grupim te vetem me ke te mundni qe duan tju bashkohen ose ju ti bashkoheni e merni votat e aniberishizmit ne Shqiperi e Berisha eshte i vdekur politikisht. Po u shperndate si dhite e egra Berishen aty do e keni perseri duke kakaritur nga mengjezi ne darke. E juve do ju mbesin lloqet e kafeneve e pshertimat e pseve!

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      O Roland e pame sa perkrahje ka perbindeshi i vicidolit me 26 maj.Erdhen 200 militante maloke, kokeberdunga, flokpalare, flokpaqethur qe ju vinte era derr, dele, dhi dhe lope se ishin nga fshatrat e Lezhes dhe Shkodres. Populli i Tiranes u distancua plotesisht duke lene Muli gangsterin vetem me malokerine me era cjap 3 m larg.

      Përgjigjjuni
      1. r
        rolandi

        po ti mo shoku bejko sa vota ke qe kakaris akoma je burre konkuro e fito po ndoshta i merr ca vota sa per te mbushur nje autobuz te vogel

        Përgjigjjuni
        1. T
          Treni

          Ka Sala miliona euro.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje