
Nga Marko Caka, Nju Jork
Se çfarë lidhje ka repisti Paf Daddy me ish liderin Demokrat Berisha një Zot e di mund të pyes kushdo, por ajo që dihet botërisht është se të dy janë të famshëm dhe të dy kanë probleme me ligjin. Njëri i famshëm në muzikë por me masë sigurie "arrest në burg", dhe tjetri i famshëm në politikë dhe i sapo i liruar nga masa e sigurisë "arrest në shtëpi". Daddy kishte aq miliona fansa sa asnjëri nuk shkoi në qelitë e Brooklyn-it për të protestuar sepse e kishin admiruar vetëm për muzikën dhe jo për jetën e tij personale që rezultoi më shumë të jetë e botës së nëndheshme. Ndërsa Berisha ka edhe ai dhjetëra mijëra fansa por shkuan poshtë pallatit vetëm disa dhjetëra vetë dhe dy-tre mijë vetë që protestonin sepse kishin për ti kthyer "borgjin " kur ai i favorizonte gjatë pushtetit të tij.
Për Paff Daddyn, drejtësisë amerikane nuk ja ndjeu kur bëhet fjalë për lehtësimin e masave shtrënguese dhe të drejtën e tij të komunikimit me botën jashtë kangjellave. Ndërsa për Berishën drejtësia shqiptare "vuri pampersat" kur u bë fjalë që lideri duhej të komunikonte me simpatizantët dhe median e tij, kur dihet që ligji nuk e lejon në masën sigurisë "arrest shtëpie komunikimi me jashtë, përkundrazi kur ato thyhen, gjykata merr masa më shtrënguese .
Daddy bëri tre herë kërkesë për lirimin e masës së sigurisë nga "arrest në burg" në "arrest në shtëpi" me akuza që nisin këtu e 30 vjet më parë, por drejtësisë amerikanë nuk i bëri syri terr dhe përsëri nuk ja mori parasysh duke e lënë brenda qelisë së burgut të Brooklyn-it. Ndërsa Berisha me lirshmëri shumë me të madhe me mundësi më të mëdha komunikimi që i vizitonte panelet virtuale sa nga një kanal në tjetrën, madje me hapësirën më të madhe televizive saqë edhe Presidenti i ardhshëm Trump do tja kishte zili, plus protestat e vazhdueshme poshtë pallatit të tij , por drejtësia shqiptare më në fund e la të lirë.
Që këtu nisin dallimet e drejtësisë amerikane me atë shqiptare.
Prokurorët amerikane kanë kundërshtuar lirimin me kusht të Paff Daddy, duke e përmendur sjelljen e tij si të gabuar kur ishte në paraburgim. Sipas burimeve mediatike, Prokurorët dyshojnë se Daddy i ka inkurajuar fëmijët e tij të postonin një video në mediat sociale që shfaqnin festimin e ditëlindjes së tyre me qëllim të ndikimit tek anëtarët e ardhshëm të jurisë. Gjykata jonë bëri të kundërtën sepse Berisha kishte konsumuar të tëra shkeljet, atë të ndikimit politik dhe mediatik që nga mëngjesi deri në darkë duke kërcënuar dëshmitarët dhe intimidimin ndaj SPAK në pengimin e hetimeve. Duke parë se Berisha i sfidoi të gjithë, Gjykata e shkallës së parë vendosi lirimin e tij, pra shpërfilli kërcënimet e sulmet e ish kryeministrit ndaj drejtësisë që ishin si provë për shtrëngim të masave të sigurisë dhe jo lirimin e tij.
Që këtu nis ndryshimi drastik i një drejtësie amerikane ku vepron forca e ligjit mbi këdo që i shkel dhe askush nuk qëndron mbi atë. Ndërsa në Shqipëri Drejtësinë vazhdon ta kontrollojë presioni i "të fortëve" të politikës me anë të dhunës dhe kërcënimeve, sepse brenda gjyqësorit mund të ketë ngelur ndonjë "ushtar" i tyre akoma, se "kush ka gëlltitur çorbën e prishur do vjellë gjithë jetën".
Në SHBA as nuk duan t'ja dinë se kush është i famshëm sepse drejtësia mbron viktimën dhe sado i hershëm të jetë krimi, nëse ka prova ligji godet pamëshirshëm dhe asnjë nuk ka imunitet që ti shpëtojë drejtësisë.
Në Shqipëri opozita gjithmonë sfidon vendimet e Gjykatës kur kanë të bëjnë me arrestimet e liderëve të tyre apo dënimet politikanëve opozitarë. Ndërsa kur, drejtësia shqiptare me të drejtë i vuri prangat anëtarëve të qeverisë asnjë nga të opozitës nuk bëri gëk-mëk të protestonte, sepse mendon se mëkatet janë vetëm për kundërshtarët e tyre larg tyre, ndërsa padrejtësia është në anën e tyre.
Në një vend demokratik asnjëherë nuk mund të gjykojmë vendimin e një gjykatë, qoftë i drejtë apo i pa drejtë sepse besojnë se janë vetëm institucionet e drejtësisë sipas shkallëve që e vlerësojnë apo e zhvlerësojnë vendimin e organeve të tyre. Prandaj janë ngritur të gjitha shkallët për ti dhënë mundësinë palës së akuzuar dhe të dënuar për të luftuar deri në fund për pafajësinë e tyre.
Kur do vijë ajo ditë që opozita në Shqipëri ta kuptojë se deri sa të vijë virdikti final i Gjykatës asnjë nuk e sfidon drejtësinë.
Shkrim amatoresk i nje niveli shume te ulet, thjeshte si i thone nje fjale sa "me u gjet Kola ne pune". Nuk ka kurrfare ngjashmerie dhe krahasimi ceshtja e nje reperi sado te famshem qe ben njekohesisht edhe ne "jete te nendheshme|" amorale dhe antiligjore me ne nje politikan te nje niveli te larte qe akuzohet me baze ose pa baze jo per ceshtje personale dhe sjellje antiligjore si person por per veprimtarine e tij politike dhe shteterore gjate ushtrimit te funksioneve te larta shteterore. Meqenese ky qe shkruan nga Amerika desheron te beje nje krahasim e ka shembullin pikerisht tek vendi i madh i lirise ku ai jeton . Krahasimi mund dhe duhet te behet mes sjelljes se shtetit dhe drejtesise amerikane ndaj Donald Trump dhe dhe sjelljes se drejtesise e shtetit shqiptar ndaj Sali Berishes. Megjithese drejtesia amerikane e ndikuar nga sorrosi iu versul Trumpit me dhjetra akuza, me gjoba 500 miliodollareshe ettj, perseri nuk arriti deri aty sa ta arrestonte dhe te kufizonte lirine e tij per te vazhduar betejen e veprimtarine e tij politike ne si kandidat per Shtepine e Bardhe. Krejt e kunderta ndodhi me Sali Berishen. Pa asnje akuze, pa asnje fakt apo dokument, por me nje kallezim te rreme te nje eksponenti te partise kundershtare dhe te presionit te hapur nga Kryetari i PS nga tribuna e Kongresit te PS, SPAKU arrestoi Sali Berishen duke e ndaluar qe te ushtroi aktivitetin e tij politik per 11 muaj si perfaqesues i popullit ne Parlament dhe si Kryetar i PD.
Shume mire e ke shprehur opinionin tend per drejtesine e RRE qe SHBA,po mundohet te vendose,por prokuroret e gjyqtaret tane dhjesin gjake nga SALIHI,per nje Shqiptare te thjeshte keta gjyqtare e prokurore te marin HERZIN,per nje lidhje elektrike apo per nje dritare qe hape,kurse SALIHI vjedhe vrete bene si I do qejfi nuk pyet per ligj e per shtet gjoja gjykates I dhembe shume per te drejtat e njeriut per politikanet,te pasurit,te fortet,si perfundim I dashur MARKO drejtesia RE VDIQE......,po vuri dore SHBA per te shporrur kete kaste politikanesh te qelbur e te korruptuar do shpetojne Shqiptaret dhe kjo nepermjet SPAKUT,ndryshe nuk behet me ky vende,ne dore fatin tone e ka AMERIKA,nga administrata Amerikane politikanet e pushtetaret e korruktuar u shpetone SHURRA.