Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar për ditëlindje ish-Presidentin Alfred Moisiu në 95-vjetorin e lindjes.
Begaj shprehet në mesazhin e tij se në rrugëtimin historik të shtetit shqiptar, Moisiu ka dhënë kontribute të shumta e të çmuara, për të cilat populli shqiptar e vlerëson me konsideratë të lartë.
Kreu i Shtetit e cilëson më tej ish-Presidentin Moisiu model frymëzues për autoritetet shtetërore dhe politike shqiptare.
“I dashur President Moisiu,
Kam kënaqësinë e veçantë që, me rastin e ngjarjes së gëzueshmetë 95-vjetorit të datëlindjes Suaj, të bashkohem me familjarët, miqtë dhe dashamirësit Tuaj të shumtë për t’Ju transmetuar urimet e mia më të përzemërta për shëndet të plotë, jetë të gjatëdhe aktive.
Në rrugëtimin historik të shtetit shqiptar, Ju, i nderuar President Moisiu, keni dhënë kontribute të shumta e të çmuara, për të cilat populli shqiptar Ju vlerëson me konsideratë të lartë.
Në moshën e adoleshencës Ju u rreshtuat në radhët e UshtrisëNacional-Çlirimtare të Shqipërisë, për t’u përfshirë më pas nëangazhime të rëndësishme dhe përgjegjësi shumë të larta, duke kulmuar me postin e Presidentit të vendit.
Në çdo hap që keni hedhur, Ju keni shkëlqyer!
Ju kontribuuat me përgjegjësi gjatë ushtrimit të detyrës së Kreut të Shtetit, veçanërisht në kohë zhvillimesh të vështira, por edhe me urtësi, ekuilibër dhe frymë përbashkuese në konsolidimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, parimit të të drejtave dhe lirive themelore, si dhe forcimit të imazhit ndërkombëtar tëShqipërisë.
Në këtë jubile mjaft të veçantë, të cilin ju e keni arritur me shumë përkushtim, punë të palodhur e atdhetari shembullore, duke u bërë model frymëzues për autoritetet shtetërore dhe politike shqiptare, është kënaqësi për mua t’Ju drejtohem me urimet më të përzemërta.”, shprehet Presidenti Begaj.
Jepi dekorate, e meriton. Nuk te kushton gje.
Nuk kane mbetur me dekorata se i shperndau te tera Ilir Meta kur ishte president , duke shperblyer deri tek guzhinieret e eliten rreth vetes , qe e kane ushqyer dhe ndihmuar te pasurohej .
Për dhënien e dekoratave ka një ligj, të cilin presidenti është i detyruar ta zbatojë. Thënë këtë sipas atij ligji dikush (një institucion apo organizatë), me argumentat përkatëse, duhet t'ia kërkojë atë institucionit të Presidencës. Nëse presidenti e refuzon, atëhere ky është problem tjetër, gjë që nuk ka gjasa të ndodhë. E fundit, nuk di nëse ka mbetur ndonjë dekoratë që ish presidentit Moisiu nuk i është akorduar ende.
E pabesueshme! Gjithmonë e kam menduar Moisiun si 75-80 vjeç tani! Kjo do të thotë se ai do të jetojë përtej 120! Duhet të marr prej tij sekretet e dietës së tij të përditshme!
Jeton qete se nuk ka kujt borxhe e populli e do. Megjithe hallet e fatkeqsite familjare.Respekte per kete kollos.
ish presidenti alfred moisiu eshtë një shembull qytetarie për gjithë kombin shqiptar. Nuk mund të krahasohen langaraqët e politikës me" KOLLOSIN MOISI,,ju uroj jetë të gjatë i nderuar "QYTETAR MOISIU,,????????
Alfred Moisiu eshte modeli i politikanit per tu marre shembull si nga presidenti, ashtu dhe nga politikanet , per integritetin , patriotizmin dhe ndershmerine e tij. Padyshim qe keto tipare e karakteristika te tij vijne si vazhdim i trashegimise intelektuale e patriotike te te pareve te tij , dhe padyshim qe njerez te tille i duhen ketij vendi e populli , dhe jo njerez pa vlera intelektuale e makuteri te pafund, qe spekullojne pa fund, shprehje kjo e botes se varfer materiale e shpirterore e pa vlera nga kane ardhur dhe qe trashegojne deri ne neveri me pangopjen e tyre. I uroj nga zemra Jete te Gjate, Shendet, dhe gjithe te mirat Presidentit me te dashur, qe mbi interesat e popullit e Atdheut nuk vuri asgje . Gjurma qe ka lene , eshte shembull e populli nuk harron kurre.
Jete te gjate e te shendeteshme i nderuar Presidend Moisiu.Respekt per JU.
I rethuar nga baromet, salirat, ramrat, e mutra te tjere pa fund, Alfred Moisiu , ngjan ne kete vend si nje relike teper e ralle e gjalle muzeu, e botes europiane.
Jetë të gjatë i nderuari president Alfred Moisiu!!!!
Shëndet dhe jetë të gjatë Alfred Moisiu!
Z. Moisiu, uerime të përzemërta për datëlindjen!
Dreq o pune ... infermier bojromi turpi i kombit