Drejtoresha e BKH, Aida Hajnaj: Akoma si sfidë marrja e aksesit edhe në një pjesë tjetër të databazave të institucioneve shtetërore

2 Dhjetor 2024, 17:40Politika TEMA
Drejtoresha e BKH, Aida Hajnaj: Akoma si sfidë marrja e aksesit edhe

Drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, foli sot nga Kuvendi i Shqipërisë për punën që BKH po bën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Hajanj tha se BKH është një ndër sukseset e reformës në drejtësi, ndërsa theksoi se qëllimi kryesor i këtij institucioni është ndërtimi i një shteti ligjor.

Hajnaj tha se BKH ka marrë aksese në 19 databaza të institucioneve të ndryshme si dhe ka nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi me disa institucione shtetërore.

Por mbetet akoma si sfidë marrja e aksesit edhe në një pjesë tjetër të databazave të institucioneve shtetërore.

1 Komente

  1. D
    DOKTORI

    Aida! Ka një “korrelacion negativ” mes ndikimit të SPAK-ut dhe bizneseve të shërbimit. Suksesi i SPAK-ut do të jetë dështimi i bizneseve të kafeneve dhe bareve. Kjo përfshin turizmin. Sepse korrupsioni është “lubrifikuesi” i përditshmërisë së këtyre bizneseve. Shumë njerëz do të mbeten të papunë. Çfarë do të bëni? Jeni duke projektuar ambient biznesi për të krijuar vende pune apo po i investoni të gjitha paratë në “beton”?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje