Dhjetëra zyrtarë të lartë nga e gjithë bota, por edhe të zgjedhur të pushtetit lokal që kanë mbaruar studimet në Ukrainë, ishin pjesë e një vizite në Kiev, të ftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Zyra e Presidentit Zelensky, si dhe Universiteti Taras Shevchenko në Kiev.
Mes të ftuarve ishte edhe kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, i cili ka përfunduar studimet për të Drejtën Ndërkombëtare në Kiev.
Në një postim në rrjetet sociale, Çaçi shkruan:
“Me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës dhe Universitetit Taras Shevchenko, mora pjesë në përvjetorin e 80-të të këtij institucioni prestigjioz, një moment reflektimi mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht në kohë sfidash.
Takimi në Presidencë me z. Andriy Yermak, Kryetar i Zyrës së Presidentit, si dhe takimet me znj. Olha Stefanishyna, Zëvendëskryeministre e Ukrainës, dhe me Kryetarin e Bashkisë së Irpenit, theksuan rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit. Ukraina, edhe mes sfidave, mbetet një frymëzim i forcës dhe qëndresës.
Kjo vizitë ishte një dëshmi e solidaritetit të palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën, një mbështetje që tregon angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme.”
I emëruari i Ymerit në Sarandë...
Çojeni ne front ta provoj sumen.
Cfare lajmi eshte ky qe ish studenti ka shkuar ne Kiev, hajde gazetare byreku.