"Opozita do vijojë mosbindjen civile", Qefalia - deputetes së PD-së: Bindni qytetarët me argumente, jo show

2 Dhjetor 2024, 15:00Politika TEMA
"Opozita do vijojë mosbindjen civile", Qefalia - deputetes

Sali Berisha do të kthehet nesër në ulësen e tij në Kuvend, për herë të parë pas thuajse 1 viti izolim në shtëpi. 

Pas seancës së fundit ku mori pjesë, pikërisht asaj të 21 dhjetorit të 2023 ku u votua dhënia e autorizimit SPAK për të vendosur ndaj Berishës masën e arrestit në shtëpi, ai do t’i drejtohet të martën Kuvendit në seancën ku diskutohet për buxhetin e 2025. 

Ndërkohë, deputetja e PD-së,  Dhurata Çupi e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, u shpreh mosbindja civile do të vijojë brenda dhe jashtë godinës së Parlamentit.

“Duhet të jem i të qartë që opozita është në aksion në marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin dhe do ta vazhdojmë aksionin brenda dhe jashtë Kuvendit. Do të mbështesim target grupet që protestojnë dhe opozita është krah tyre.

Ku parlament nuk përfaqëson shqiptarët dhe interesat e tyre kur çdo ditë dalin fakte se si janë manipuluar votat dhe zgjedhjet dhe në shërbim të kryeministrit janë bandat. Ky është një pushtet jo nga sovrani, por i marrë në tavolinë me këto forma”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, deputeti i Partisë Socialiste Xhamal Qefalia, u shpreh se opozita nuk duhet të bëjë show me amendamentet politikë por duhet që diskutimin nen për nen të Buxhetit 2025 duhet që ta bëjë nëpërmjet argumentit.

"Opozita është në të drejtën e saj të kundërshtojë dhe të bindë në rolin që do të ketë në zgjedhjet pasardhëse. Shpresoj që opozita së bashku me 52 amendamentet, do të vlerësohen për secilin propozim dhe do të gjykohet me votë. Në fund kemi një opozitë që nuk do të ndalet tek mosbindja civile por argumenti dhe mënyra si qaset ndaj buxhetit për të bindur dhe qytetarët. Nëse amendamentet janë show politik pastaj…”, tha ai.

3 Komente

  1. b
    bb

    Te vetmit qe do binden jan ish-drejtoret dhe ata qe nuk e drodhen qe te kalonin me PS

    Përgjigjjuni
    1. N
      NJE SHQIPTAR NGA JUGU I VENDIT

      Me kujtohet periudha ne opozite e Berishes pas vitit 1997 , qe rrinte ulur ne shkallet e k/ministrise dhe e kishin fotografuar fotoreporteret ( me pantallonat zhgerryer er me dhera ) , duke shkruar ne faqet e para te gazetave : NUK RREZOHET QEVERIA ME BYTHE !

      Përgjigjjuni
      1. O
        O milet, kundershtoni vete saliun, mos prisni....

        Rama, kerkoi policise te zbatoje ligjin. Populli do dale ne rruge per te mos lejuar sali maskarane te beje me tej deme.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje