Bumi i diasporës: Deri tani votuan 4 mijë emigrantë. Kryeson Italia e Gjermania, votë edhe nga Shën Helena

19 Prill 2025, 11:38Politika TEMA

Bumi i diasporës: Deri tani votuan 4 mijë emigrantë. Kryeson

Të paktën 232,262 zarfe me fletën e votimit janë nisur drejt votuesve në diasporë deri më tani, nga të cilat 58,128 janë marrë nga zgjedhësit dhe 3,887 janë kthyer në Tiranë të plotësuara.

Në Parkun Olimpik “Feti Borova” po përgatiten 13 mijë zarfet e fundit për zgjedhësit në diasporë. Po në këtë ambient bëhet grumbullimi i votave të plotësuara, të cilat do të numërohen pas 11 majit.

Nga 3,887 të plotësuara nga emigratët dhe të kthyera në Shqipëri, 0.9% e tyre janë nga Italia (2148), 0.3% nga Gjermania (689), 0.1% nga Mbretëria e Bashkuar (337), 0.1% nga Greqia (336).

Këto ishin vendet nga ku janë kthyer shumica e votave të deritanishme, nga zgjedhësit në diasporë, ndërsa nuk kanë munguar edhe nga vende të largëta si Shën Helena, Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Angulia.

3 Komente

  1. E
    E forte

    Nje keshille shkruhet ( Saint Hélène ) intéressant deri atje kane shkuar haaaa shqiptaret jane explorues

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      vjedhje me post.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Voto 5

        Mbas 34 vjeteve sot votova. Vote te lire, vote demokratike. Pra votova 5. Partine Socialiste. Nga Italia.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje