Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

6 Dhjetor 2025, 19:41Politika TEMA
Buxheti i  2026, pse i  vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

Nga Ylli Pata

Para pak ditësh, mjaft media të lidhura me opozitën u dhanë zë protestave të zhvilluara në Bullgari. Të cilat, edhe pse me mbështetje politike, bazë kishin organizatat sindikale dhe në thelb kontestonin buxhetin e vitit të ardhshëm.

Pasi ligji i  buxhetit është baza e në përballje politike në vend. SHBA pati një betejë të egër për buxhetin çka shkaktoi edhe mbylljn e e zyrave federale, ndërsa në Francë u ndërruan dy qeveri. Në i tali, gjithashtu pati një përplasje fataje që shkatkoi humbjen e mazhorancës në dy rajone të rëndësishme të jugut si Campagnia dhe Puglia.

Buxxheti është realisht beteja politike kryesore, pasi janë paratë publike që merren nga taksapaguesit dhe shpenzohen.

Qeveria e Edi Ramës ka luajtur fort me këtë kart duke u përqendruar tek pensionet dhe rritjet e pagave, ndërkohë që opozita nuk bëri fae betejë. E vetmja që pati nëj diskurs edhe professional në këtë fushë i shte Jorida Tabaku, e cila u përplas me ministrin e Financave edhe për Paqen Fiskale.

Një tjetër nyje ku mund të kishte shpërthyer ferri. Gjithsesi qeveria e solli buxhetin 9 miliardë euro në Kuvend, duke bërë të mundur të mbajë një unitet politik brenda radhëve të saj, përveç disa problemeve.

Kurse opozita nuk ka sjellë në muajin e buxhetit asnjë vizion të saj se si e shkon ajo taksimin, pra marrjen e të ardhurave dhe shpenzimet e parasë publike.

Dhe këtë nuk e ka bërë vetëm PD-ja e Sali Berishës, e cila ka 13 vjet që s’e vret fare për të treguar i denë e saj për buxhetin, por as partitë e reja të cilat u votuan pikërisht për të qenë një panoramë ndryshe e realitetit opozitar.

I vetmi që ka bërë opozitë ër buxhetin, natyrishtt ë ndarë në zërat për të cilat ka bërë gjithmonë betejë është Erion Braçe. i  cili është deputet socialist, pjesëtar i  mazhorancës, e ky qëndrim i  shkakton kosto politike. Por Braçe siç duket nuk preferon të ndryshojë qëndrim prej asaj që mendon.

Po opozita çfarë mendimi ka për buxhetin, për ta rritur, për të bërë pensionet më të mëdha, për të rritur pagën, për të balancuar taksat e sistemuar mënyrën e ndëshkimit fiskal. Pas ca kohësh ndodhta do të flasë, kryesisht në kontestim, duke marrë të gatshme i detë që vijnë nga rrjetet. Por deri më sot as e ka çarë kohën që të shqetësohet. Ndaj edhe për këtë kjo opozitë nuk votohet, shumë e thjeshtë.

TemA

 

1 Komente

  1. P
    Pse duhet te hetohen e denohen dyshja Ramen e Beri

    Kunder Buxhetit 2026 jane edhe tere turistet e huaj dhe banoret e bregdetit shqiptar, te cilet kerkojne ndertimin urgjent te sistemeve te kanalizimit dhe pastrimit per te trajtuar ujrat e zeza qe sot e gjithe vitin derdhen ne det. Ky eshte krimi me i madh qe Rama, dhe para tij Saliu, i kane bere popullit tone. Vec shendetit tone, keta dy maskarenj na kane vene damken e nje populli te prapambetur e pisanjos qe ka 35 vite vazhdon te pranoje te jetoje mes fekaleve ne bregdet e det, mes plehrave gjitheandej, i mbytyr nga mushkonjat, dhe i helmuan nga pesticidet vrastare. Shqiptaret duhet te protestojne perdite per mjedisin ku jetojne, ndryshe nuk ne e ka askush fajin kur na konsiderojne si vrima e piste e Evropes, turp por e vertete kjo!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje