Vengu: Baza Ajrore e Farkës, simbol i ringritjes së ushtrisë shqiptare

6 Dhjetor 2025, 15:00Politika TEMA
Vengu: Baza Ajrore e Farkës, simbol i ringritjes së ushtrisë

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte sot, 6 dhjetor, në Bazën Ajrore të Farkës, në 58-vjetorin e krijimit të saj.

Vengu e vlerësoi Bazën Ajrore e Farkës si simbol të profesionalizmit të Forcës së Armatosur dhe simbol të ringritjes së ushtrisë shqiptare. 

Ministri i Mbrojtjes përshëndeti po ashtu certifikimin e pesë pilotëve të rinj që i bashkohen kësaj baze ajrore.

“Në këtë moment kuptimplotë për angazhimin tonë në forcimin e burimeve njerëzore dhe kapaciteteve, Forcës Ajrore i bashkohen pesë pilotë të rinj. Qiej të pastër, Alida, Adea, Klei, Mikel, Bruno dhe përfaqësojeni me krenari flamurin që mbani në krah”, u shpreh Vengu. 

Baza ajrore e Farkës është krijuar në 6 dhjetor të vitit 1967. Ajo ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm duke ndihmuar popullatën në emergjenca civile, veçanërisht në rastet e përmbytjeve, bllokimeve nga bora në zonat malore, tërmeteve apo edhe në kohë krizash.

Kjo bazë gjithashtu ka ndihmuar në trajnime të ndryshme të Forcave Ajrore, ose ushtrime të përbashkëta me forcat e njësive të tjera të Forcave të Armatosura, duke treguar cilësi të lartë dhe nivel të trajnimit të fluturimit.

Për të kryer misionin e saj, personeli i kësaj baze trajnohet intensivisht për të mbajtur në gatishmëri të vazhdueshme teknikën e ajrit, për të kryer detyra të tilla si: transportimi i trupave, operacionet e kërkim-shpëtimit (SAR), shpërndarja e ndihmës ushqimore ose transportimi i pacientëve në emergjencave civile.

Në vitet e fundit infrastruktura bazës është përmirësuar ndjeshëm kryesisht për shkak të asistencës së ofruar nga ushtria italiane. Kjo bazë është një simbol i bashkëpunimit me aleatët tanë në ushtrime të përbashkëta, ku pjesëmarrësit kanë treguar dinjitet dhe profesionalizëm për të koordinuar veprimet për të përmbushur misionin.

5 Komente

  1. M
    Mendime te erreta

    Nje popull budalla dhe shpirtzi meriton qeverine qe ka. Mos filloni te qaheni ne komente pse tallet qeveria. Kjo sepse une, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato keshtu i trajtojme njerezit qe kemi poshte vetes dhe pasqyra jone me e madhe, qeverisja, njelloj na trajton dhe ne.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beqiri

      Po nonji pilot me emer Arber,Kreshnik,Alban,Gentian,Besnik,Shpresa,Liria,etj etj nuk ka?

      Përgjigjjuni
      1. k
        kapterr Rahmiu

        kar me syze. Cfare ke ne Farke qe u be simbol i ndritjes se ushtrise ? Kater helikoptere ? Bythqira edhe vete kini filluar te besoni budalleqet qe nxirni nga goja

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mjerë Shqipëria

          Po ti re çun nga dole ministër i mbrojtjes shqiptare, pa një ditë pune në jetën tënde, vetëm se ke letra homogjeni?! Çfarë ishe? Detyrë shtëpie për Palloshin e shitur që në 1990 në vrimat e kishës greke, kur kishte vajtur të shihte kushurinjtë vorjoepirjotë?! Dhe nga ku Asfalisë e solli brenda natës të rrëmbente PDnë, por që gjeti malokun pabuks të UDBsë që e kishte shpallur Tok të Xanun?! Mjerë Shqipëria! Shesin një park helikoptarësh spiralorë, si ushtri e tmerrshme e NATOs.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Ceni dajres

            Ministri shkon dhe ushqen veten dhe te tjerret se baza po behet simbol i zhvillimit e 5 pilote paskan plotesuar numurin kur elikopteret jane si peshku ne dete e tigani ne zjarr.Nuk merret njeri nga qeferia me ushtrin se parat nga ushtria nuk i vjedh dot,ndaj ska interes qeferia qofte e sales dhe Elales i duan parat per rruge per aeroporte sic presim te behet dhe nje ne THETH se do perfitojme turizmin malor dimror.dhe populli do haj TURIZEM ,RRUGE TUNELE.CENI DAJRES

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje